Qeveria e Maqedonisë së Veriut është përgjigjur për iniciativën e Avokatit të Popullit për përmbaruesit, ku thonë se Ligji për marrëdhëniet obligative është pjesë përbërëse e Kodit Civil për të cilën Qeveria ka sjell vendim për formimin e një komisioni për përpilimin e Kodit Civil që duhet të miratohet deri në fundin e vitit 2024.
“Lidhur me Ligjin për përmbarim ju njoftojmë se ky Ligj nuk e rregullon normën e interesit ndëshkues.
Kjo është materie që është e rregulluar me Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve. Lidhur me pyetjen ju njoftojmë që iniciativë të tillë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka dorëzuar askush”, thonë nga Qeveria për “TV21”.