​Qeveria në Maqedoninë e Veriut shkarkoi Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

1 minut lexim

Qeveria ka shkarkuar avokatin e shtetit Fehmi Stafa, mëson jozyrtarisht Alsat. Ai mori detyrën në vitin 2018 si anëtar i Alternativës dhe mandati i tij gjashtëvjeçar duhej të përfundonte në vitin 2024.

Vendimi është marrë në seancën e sotme të Qeverisë që Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën mbledhje në postin e drejtorit të Policisë Financiare është zgjedhur edhe pasardhësi i Arafat Muaremit.

Ndryshe Muaremi dha dorëheqje para përfundimit të mandatit të tij si ushtrues detyre, në mënyrë që, siç theksoi ai, të mos ketë as më të voglin dyshim në procedurën e ngritur kundër tij nga prokurorja Vilma Ruskovska. Ndërkohë, Administrata e Policisë Financiare ka hapur një rast ndaj Avokatit të Shtetit, Stafa.

Story i mëparshëm

Edhe një investim nga MASH për kushte më të mira në shkolla

Story i radhës

Misioni i NATO-s dhe konflikti në Ukrainë

Të fundit nga