Mbi 35 milionë denarë janë ndarë për rinovim të sallave të sportit në territorin e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Ky vendim është marrë në seancë qeveritare, ndërkaq procedurën për furnizim publik për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm do ta realizojë Ministria për Sport.
Janë përcaktuar edhe projektet për të cilat parashihet të shkojnë mjetet në fjalë:
- Ndërtimi i sallës së sportit të Akademisë Ushtarake në Shkup – Aerodrom,
- Sanimi i sallës së sportit Rasadnik – Kisella Vodë,
- Sanimi i sallës së sportit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”,
- Sanimi i sallës së sportit në komunën e Radovishit,
- Sanimi i sallës së sportit në komunën e Novo Sellës,
- Sanimi i fushës së futbollit të Klubit të Futbollit “Teteks” – Tetovë,
- Sanimi i Sallës së fushave të vogla,
- Sanimi i fushës së fëmijëve për vendosjen e pajisjeve sportive në çerdhe,
- Vendosja e rampës në objektet për sport për persona me kufizime dhe
- Ndërtimi i pistës së atletikës në komunën e Gjevgjelisë.
Burimi: tv21