Qeveria miraton Propozim Ligjin, nga 3000 denarë për kategoritë e rrezikuara, ja sa do të marrin pensionistët

min lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e 91 e ka miratuar Propozim Ligjin për ndihmë financiare për kategoritë e rrezikuara sociale për tu përballur me krizën financiare, e propozuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji në vijim, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, është paraparë të marrin:

përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit;

përdoruesit e një kompensimi të veçantë;

përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar;

personat me aftësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme në gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar;

prindër të vetëm që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar.

Ndërsa për personat e papunë – shfrytëzues të së drejtës në sigurim material në formë të kompensimit në të holla, është paraparë mbështetje financiare prej 3.000 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga muaji vijues nga data e hyrjes në fuqi të këtij. ligji.

Për shfrytëzuesit e së drejtës në pension deri në 14.000 denarë parashihet:

përkrahje financiare prej 1.500 denarë, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji vijues nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shfrytëzuesit që kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej jo më shumë se 11.525. denarë në muaj;

përkrahje financiare prej 750 denarë në muaj, në kohëzgjatje prej katër muajsh, duke filluar nga muaji vijues nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për shfrytëzuesit të cilët kanë realizuar të ardhura në bazë të pensionit në shumë prej 11.526 denarë dhe jo më shumë se 14.000 denarë në muaj.

Mbështetjen financiare prej 750 denarë në muaj, për periudhë katër mujore, duke filluar nga muaji i ardhshëm nga hyrja në fuqi e këtij ligji, pritet ta marrin edhe përfituesit e së drejtës për kompensim të dëmit fizik.

“Duke qenë se nuk është një ligj kompleks dhe i gjerë dhe i referohet mbështetjes financiare të kategorive rrezikuara të qytetarëve, sugjerohet që Kuvendi ta shqyrtojë me procedurë të shkurtuar”, njoftuan nga Qeveria.

Ligji do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Story i mëparshëm

Fitorja e gjashtë radhazi për Pejën

Story i radhës

Video/ Pamje të rënda: Po performonte “live” në Paris, këngëtari humb jetën në skenë

Të fundit nga