Qeveria miratoi rekomandimin e KSN-së: ja sa ditë do të zgjasë karantina për të infektuarit me Kovid-19

January 26, 2022
1 minut lexim

Në seancën e 7-të me radhë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi propozimin e Shtabit të Krizës me të cilin parashihet që izolimi për personat e infektuar me koronavirus, nga 10 ditë, të shkurtohet në 7 ditë.

Shkurtohet edhe izolimi i personave që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar me Koronavirus, njoftojnë nga Qeveria.

“Sipas këtij vendimi, personat që janë konfirmuar si pozitiv me Kovid-19 (me test PCR apo me test të shpejtë antigjen), por që nuk kanë zhvilluar simptome të sëmundjen, gjegjësisht janë asimptomatik, përcaktohet izolim shtëpiak prej 7 ditësh nga dita e testimit. Pas përfundimit të periudhës së izolimit, janë të nevojshme edhe tre ditë respektim strikt i masës për mbrojtje personale (mbajtja e maskës gjatë qëndrimit në ambient të mbyllur me persona të tjerë apo në të hapur ku në mund të mbahet distanca prej dy metra, dezinfektim i shpeshtë i duarve dhe menjanim të grupimeve)”, qëndron në njoftim.

Ndryshime ka në izolimin për personat pozitivë por që kanë simptome.

“Personat që janë konfirmuar si pozitiv me Kovid-19 (me test PCR apo me test të shpejtë antigjen), të cilët kanë zhvilluar pasqyrë klinike përkatëse të virusit, gjegjësisht kanë simptome, t’u përcaktohet izolim përkatës prej 7 ditësh nga dita e testimit plus tre ditë shtesë nëse personi nuk ka temperaturë trupore”, qëndron më tej në kumtesën qeveritare.

7 ditë izolim u caktohet edhe personave që kanë pasur kontakt me persona të infektuar dhe në mënyrë shtesë detyrohen të mbajnë maskë.

Përjashtim nga masa e izolimit shtëpiak bëjnë personat që përmbushin kriteret si:

Janë të vaksinuar kundër Kovid-19 me dy ose tre doza, kurse nga doza e fundit nuk ka kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Që kanë kaluar Covid-19, kurse testi pozitiv nuk është më i vjetër se gjashtë muaj.

Personat të cilët janë kontakte të afërta, të cilët për shkak të përmbushjes së kritereve të lartshënuara janë përjashtuar nga vetëizolimi, detyrohen të respektojnë masat për mbrojtje personale për 10 ditë nga kontakti i fundit me rastin e konfirmuar.

Dita e kontaktit llogaritet si dita zero.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Jeton Shaqiri vizitoi Universitetin e Tetovës

Story i radhës

Si shihet atdheu nga larg

Të fundit nga

ShkoLartë