qeveria me refuzimin e 2500 denareve rritje sashk po vendos interesat e saj perpara interesave te femijeve 625c5465218f2

Qeveria: Me refuzimin e 2500 denarëve rritje, SASHK po vendos interesat e saj përpara interesave të fëmijëve!

April 17, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bisedimet me SASHK-un, ofroi rritje prej 10% të rrogave të cilat do të sigurohen me rishikimin e Buxhetit. Kjo nënkupton që mësimdhënësit dhe edukatorët do të marrin rritje mesatare prej 2 500 denarë e të ardhurave të tyre.

Nga Qeveria thonë se njëkohësisht u ofrua metodologji e cila do të sigurojë rritje të vazhdueshme të rrogave, do të sigurojnë zgjidhje afatgjate të statusit social të punësuarve në arsim.

Sindikata duhet të ketë besim në institucionet, ngase edhe më parë nëpërmjet dialogut u siguruar rritje e pagave të mësimdhënësve dhe të punësuarve në çerdhe prej 21%. Me këtë rritje rroga e mësimdhënësit/es në shkollën fillore është rritur mbi 3 200 denarë dhe tani është të paktën 24 786. Mësimdhënist/es në arsimin e mesëm rritja prej 4 300 denarë dhe tani rroga mesatare është 25 874”, thonë nga Qeveria.

Qeveria, thuhet në komunikatë, vlerëson se është e papërgjegjshme edhe përkundër zgjidhjes së ofruar për rritje të pagës, të vazhdojë greva.

“Fëmijët dhe nxënësit duhet të jenë në vend të parë, dhe për këtë shkak prishja e procesit arsimor është në kundërshtim me të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe me Ligjet. Vendi i nxënësve është në shkollat dhe mësim duhet të ketë”, shtojnë nga Qeveria.

MARKETING

RENT A CAR

nedellkov prinderit duhet te kuptojne gjendjen e rende e te punesuarve ne arsim 6245e5202809c
Story i mëparshëm

Skandaloze/ Sindikata e arsimit rrefuzon rritje prej 10% të rrogave në kohë krize dhe vazhdon grevën

kur luhet liverpool chelsea 625c5829e3d24
Story i radhës

Kur luhet Liverpool – Chelsea?

Të fundit nga

Kthesë e papritur për Ernest Muçin

E ardhmja e Ernest Muçit do të jetë te Beshiktash të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi disi i papritur për sulmuesin shqiptar, i cili duket se do të
ShkoLartë