Qeveria me pako mbështetëse 3 milionëshe për komunitetet joshumicë

April 20, 2023
1 minut lexim

Qeveria e Kosovës do t’i përkrahë me pako mbështetëse në vlerë të 3 milionë eurove komunitetet joshumicë në vend.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Redžepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, zhvilluan sot gjatë paradites një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë në vend”, thuhet në një njoftim për media të Qeverisë.

Poashtu bëhet e ditur se pakoja përmban masa mbështetëse për vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja, bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale, shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë.

Miratimi i saj pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë.

“Pakoja synon që përmes punësimit dhe prodhimit të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin sa më të plotë të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës”, theksohet më tej në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama: Pas Laçit dhe me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun

Story i radhës

zv/Ministri Bushi: Maqedonia e Veriut nuk është vetëm në ballafaqimin me migracionin dhe krimin ndërkufitar. FRONTEX garantuese e vijave tona kufitare

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë