Qeveria me paga dy herë më të ulëta se ato të Kosovës dhe dhjetë herë më të ulëta se ato të Austrisë

December 11, 2022
1 minut lexim

Shkup, 11 Dhjetor – Kryeministri i Dimitar Kovaçevski ka rrogë prej 88.260 denarë ose gati 1.500 euro, ndërsa për zëvendëskryeministrat dhe ministrat rreth 70.000 denarë ose gati 1.200 euro.

 

Është gati dy herë më pak se sa pagën e marrin kolegët e tyre kosovarë.

Në Kosovë paga e kryeministrit është 2950 euro, e zëvendëskryeministrave rreth 2500 euro, ndërsa ministrat kanë paga nga 2000 euro.

Nëse këto paga të ministrave krahasohen me qeveritë e vendeve të BE-së, dallimi është edhe më drastik.

Për shembull, paga e kryeministrit në Austri është 22.640 euro, ndërsa ajo e ministrave është pak mbi 18.000 euro, pra më shumë se dhjetë herë më e lartë se të ardhurat e ministrave tanë.

Tek fqinjët, kryeministrat dhe ministrat e Greqisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë kanë paga më të larta, ndërsa Qeveria e Serbisë janë afërsisht të njëjta me ato të Maqedonisë.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dërgohet pa shenja jete një person në QKMF në Ferizaj

Story i radhës

Shkup, 127 kundërvajtje trafiku 17 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Të fundit nga

ShkoLartë