Qeveria me bazë të gjerë në RMV, Grubi: Nëse dalim nga qeveria, dalim të gjithë

min lexim

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, pranoi që VMRO-DPMNE-ja të bëhet pjesë e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllimin bërjen e mundshme të ndryshimeve kushtetuese në kuadër të procesit të integrimit. Por kushti i opozitës maqedonase ishte që Bashkimi Demoratik për Integrim (BDI) të mos jetë pjesë e kësaj qeverie. Në lidhje me këto zhvillime ka falour në Euroneës Albania, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, i cili njoftoi se BDI do të mbajë një mbledhje Kryesie.

“Ai tha se në mbledhje do të merren vendime në lidhje me situatën politike të krijuar dhe shtoi se nëse do të ketë largime nga qeveria, ata do të largohen të gjithë.

Dje Lidhja Socialdemorkate ka patur mbledhjen e vetë të Kryesisë dhe ka themeluar një grup pune për të zhvilluar negociata rreth detajeve për këto çështje, po flasim për zëvendësimin e vendeve ministrore dhe ripozicionimin në Kuvend.

Ndërsa ne BDI, zoti Aliahmeti ka thirrur një mbledhje në orën 5 të Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku do t’i diskutojmë të gjitha këto çështje dhe do marrim vendime të mëtejshme për këto zhvillime politike në vend. Dhë nëse do dalim nga qeveria do të dalim që të gjithë”, tha Grubi.

Story i mëparshëm

Dhjetra mijëra serbë në protesta masive anti-qeveritare pas vrasjeve masive

Story i radhës

Vdes në moshën 68-vjeçare aktori Paul Geoffrey

Të fundit nga