qeveria mbyllja e linjes se gazit rus ne ukraine nuk ndikon ne vendin tone 627bc3f78f884

Qeveria: Mbyllja e linjës së gazit rus në Ukrainë nuk ndikon në vendin tonë

May 11, 2022
1 minut lexim

Pas paralajmërimeve për ç’kyçje të gazit për në Evropë nga Ukraina, zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha, theksoi se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi Maqedonia e Veriut nuk furnizohet me gaz nga gazsjellësi i Ukrainës.

“Maqedonia e Veriut nuk furnizohet me gaz nga gazsjellësi që kalon nga Ukraina. Në atë drejtim duam të informojmë se sasitë që janë të nevojshme për vendin tonë, janë të siguruara nga kompanitë që bëjnë distribuimin e gazit në vendin tonë. Nuk ka nevojë për shqetësim nga mungesa e gazit.”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Nga ana tjetër pas ndërprerjes së rrjedhës së gazit nëpër gazsjellësin e Ukrainës për në Evropë, sasitë e gazit rus të porositura nga blerësit evropianë më 11 maj ranë në 72 milionë metra kub, informoi zëdhënësi i “Gazprom”, Sergei Kupriyanov.

Kërkesat ranë me gati një të katërtën pasi një pjesë e gazit tranzit rus përmes Ukrainës u ndërpre në stacionin “Soranovka”.

Një ditë më parë porositë e kompanive evropiane ishin në 95.8 milionë metër kub.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

alternativa i shkon bdi se ne cair 627bc19e6a7d5
Story i mëparshëm

Alternativa i shkon BDI-së në Çair

osmani takim pune me homologun e tij te kuvajtit sheik ahmed naser al mohamed al sabah 627bc522d3ee7
Story i radhës

Osmani takim pune me homologun e tij të Kuvajtit, Sheik Ahmed Naser Al- Mohamed Al- Sabah

Të fundit nga

ShkoLartë