qeveria kurti perballe presionit te osmanit dhe opozites si do te ruaje stabilitetin dhe te shmange zgjedhjet 69bba5895f1ba

Qeveria Kurti përballë presionit të Osmanit dhe opozitës – si do të ruajë stabilitetin dhe të shmangë zgjedhjet?

March 19, 2026
min lexim

Në skenën politike të Kosovës po përshkallëzohen tensionet mes institucioneve qendrore, ndërsa debati për zgjedhjet e mundshme të parakohshme ka rikthyer në fokus sfidat e qeverisë aktuale.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po përballet me presion nga opozita dhe Presidentja Vjosa Osmani, të cilët kanë ngritur çështjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke vënë në provë ekuilibrin institucional dhe proceset vendimmarrëse.

Në këtë kontekst, Qeveria Kurti duhet të menaxhojë presionin politik pa cenuar funksionimin e institucioneve dhe pa ndërprerë axhendën reformuese, e cila përfshin sektorë si ekonomia, administrata publike dhe sundimi i ligjit.

Çështja qëndron se si mund të ruhet stabiliteti politik dhe institucional, dhe si mund të vazhdojnë reformat, ndërsa debatet politike po intensifikohen dhe po polarizojnë opinionin publik.

Ky moment politik nënvizon sfidat e ekzekutivit për të balancuar presionin politik me nevojën për vazhdimësi qeverisëse, duke treguar se mënyra se si aktorët kryesorë të vendit bashkëpunojnë ose përplasen do të përcaktojë ritmin e zhvillimeve në periudhën në vijim.

Geci: Qeveria Kurti 3 në sfide politike: Si të mbrohet stabiliteti nga bojkotuesit!

E për këtë çështje, për “Bota sot” foli Halil Geci, i cili foli për strategjitë e mundshme që qeveria Kurti mund të përdor përballë presionit të opozitës dhe presidentes së vendit.

Image

Halil Geci

Sipas tij, një rol aktiv në këtë krizë po e luan presidentja Osmani, e cila me dekretin e saj shkaktoi shqetësim për legjitimitetin institucional.

Qeveria Kurti 3, e dalë nga zgjedhje plebishitare, po përballet me tensione të forta mes pushtetit dhe opozitës, ndërsa presidentja Vjosa Osmani luan një rol aktiv në këtë krizë. Dekreti i shpërndarjes së Kuvendit ka shkaktuar shqetësime për legjitimitetin dhe stabilitetin institucional, duke sfiduar vullnetin e 51% të qytetarëve”.

Mirëpo, të gjendur në këtë situatë, Geci kërkoi nga qeveria të shmang vendime të disktueshme dhe të bëj komunikime publike mbi qartësinë e situatës.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se kush po i krijon bllokadat dhe kujt po i shërbejnë ato.

Forcimi i legjitimitetit institucional

Qeveria duhet të respektojë procedurat, të shmangë vendimet e diskutueshme dhe të tregojë transparencë në çdo veprim. Sa më serioze dhe e rregullt të duket qeveria, aq më e vështirë bëhet për opozitën ta akuzojë për destabilizim.

Komunikimi publik dhe qartësia për qytetarët

Është thelbësore që qytetarët të kuptojnë se kush janë ata që bllokojnë punën e Kuvendit, kujt i shërbejnë këto bllokada dhe çfarë përfiton qytetari nga ato. Bllokadat, të kryera nga humbësit e zgjedhjeve, vazhdojnë tash e më shumë se një vit. Një komunikim i qartë zvogëlon presionin politik dhe forcon mbështetjen qytetare”, nënvizoi ai.

Po ashtu, Geci konsideroi se qeveria e ka menaxhuar mirë situatën e krijuar nga presidentja Osmani, duke mos iu përgjigjur akuzave në të njëjtën mënyrë.

Përplasja e hapur me presidenten Vjosa Osmani nga fituesit plebishitar është menaxhuar mirë. Nëse pozita do t’u përgjigjej akuzave në të njëjtën mënyrë si presidentja, kjo vetëm do ta thellonte krizën. Strategjia më efektive mbetet de-eskalimi publik dhe zgjidhjet institucionale, jo përplasjet direkte në media.

Opozita shpesh përfiton nga perceptimi i krizës, pasi kjo rrit mundësinë e zgjedhjeve të reja dhe rikthimin në pushtet. Ky është një fenomen i zakonshëm në shumicën e vendeve demokratike”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Geci tha se, “Qeveria mund të dalë nga kjo situatë duke ruajtur qetësinë institucionale, duke komunikuar hapur me qytetarët dhe duke shmangur përplasjet e panevojshme, duke mos rënë pre e provokimeve politike”.

Gacaferi: Opozita, mjerisht, e ka zgjedhur strategjinë më të gabuar kundër Kurtit

Kurse, për këtë temë, për “Bota sot” foli edhe anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, i cili u shpreh se opozita ka dështuar në strategjinë saj për rrëzimin e Kurtit përmes zgjedhjeve të reja.

Image

Luan Gacaferi

Sipas tij, ata kanë synuar ta bllokojnë qeverinë me qëllim që ta ulin mbështetjen për LVV nën 40 për qind.

Opozita, mjerisht, e ka zgjedhur strategjinë më të gabuar mbi këtë tokë, duke përdorur çdo mundësi që i jepet të bllokojë shtetin dhe kështu ta shtyjë Kosovën prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, me shpresën se do ta lodhin popullin dhe kështu ndoshta arrijnë ta çojnë zt. Kurti nën 40%!”.

Megjithatë, sipas tij, kjo strategji kundër Kurtit, po iu kthehet në boomerang.

Por, siç është vërtetuar, kjo strategji e tyre nuk u doli se është strategji për të vrarë Kurtin politikisht, por u doli si një vetëvrasje politike për vetë opozitën dhe hartuesit e kësaj strategjie, me efektin boomerang!

Sidoqoftë, opozita po na tregon se “ku e ka dert i lagti për shiun””, përmbylli Luan Gacaferi për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aksidenti i rende ne korce nderron jete shoferi 69bba51183263
Lajmi i mëparshëm

Aksidenti i rëndë në Korçë, ndërron jetë shoferi

vlen marshi i fitores me nje ze per bilall kasamin 69055b34e42c3
Lajmi i radhës

Unifikimi i VLEN-it drejt realitetit politik

Të fundit nga

Unifikimi i VLEN-it drejt realitetit politik

Procesi i unifikimit të VLEN-it tashmë ka hyrë në fazën e vendimeve të guximshme dhe të pakthyeshme. Ajo që shihej si nevojë politike, sot po merr formë konkrete si rezultat i vullnetit
ShkoLartë