Qeveria Kurti bëhet palë me serbët e veriut të Kosovës dhe KEDS-in turk!

February 8, 2022
min lexim

Bashkë me Opozitën, le të ngritet zëri i Presidentes dhe ai i Avokatit të popullit, në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe të Republikës!

Mungesa e programit qeverisës, strategjisë kombëtare dhe ajo e dijes, vullnetit dhe invencionit nga kjo Qeveri apatike dhe inerte në njërën anë, dhe diskursi politik arrogant dhe agresiv karshi intersave të vendit, ka bërë që të humbët shpresa për çfarë vendi po boshatiset dhe braktisët nga të rinjtë!

Definitivisht, Qeveria Kurti sot me vendimin për shtrënjtimin skandaloz të energjisë  elektrike, kryesisht në kurriz të 1/4-tës së popullsisë së Kosovës, thënë ndryshe ; në kurriz dhe në dëm të shteresës së artë të shoqërisë bashkohore, asaj të mesme, favorizon në radhë të parë kompaninë turke të distribucionit të enrgjisë elektrike, KEDS-in turk, bizneset dhe veprimtaritë jo prodhuese me profit solid dhe mbi të gjitha, privilegjon pakicën serbe n’veri të Kosovës, duke i liruar nga faturimi për energjinë e shpenzuar atje, dhe t’njëjtën u’a faturon qytetarëve lojal të Republikës së Kosovës, absurd!

Me këtë vendim absurd dhe skandaloz, Kryemnistri Kurti, shkeli me dyja këmbët, jo vetëm premtimet elektorale për zbritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët, por edhe i ndëshkoi ata duke u’a shtrenjtuar enrgjinë rreth 100%!

Ndeshkimi i qytetarëve me vendimin e Qeverisë përmes ZRRE-së, për shtrënjtim të energjisë në mënyrë jo-lineare dhe selektive ndaj shtresave të shoqërisë në njërën anë, dhe duke liruar në mënyrë absurde nga pagesa për energjinë e shpenzuar, pakicën serbe nvVeri, është përveq shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, edhe shkelje e lirive dhe e të drejtave të njeriut, pra diskriminim racist deri n’fashizëm.

Kurti sot, përmes ZRRE-së, shkeli me përbuzje premtimet e dhëna qytetarëve, interesin e tyre dhe të vetë shtetit me t’cilin qeverisë dhe keqqeveris që nga 14 shkurti i vitit 2021!

Arroganca e numrave n’Parlament dhe agresiviteti i diskursit qeverisës; publik dhe politik, e bëjnë këtë qeveri populiste, anti-popullore dhe anti-shtetërore fund e krye.

Po që se, deri dje, PAN-i kishte abuzuar e përvetësuar për intersa personale, klanore e tribale, LVV-ja e Kryemnistrit Kurti, përveq imitimit perfekt dhe tejkalimit në disa raste, pertej kësaj, kjo mazhorancë dhe ky Kryemnistër, në shkelje të çdo etike dhe interesi qytetar, shkel edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atëherë kur Gjykata Kushtetuese i rekomandon Qeverisë Kurti që të faturojë qytetarët e Kosovës n’veri të vendit për energjinë e shpenzuar.

Joprofesionalizmi & mediokriteti i z.Kurti në njërën anë, dhe pandijëshmëria dhe papergjegjësia poltike-qytetare në anën tjetër, demonstrojnë përditë e më shumë, pa aftësinë dhe jokomptencën n’qeverisje të këtij Kryemnistri n’krye të kësaj mazhorance histerike dhe të rrezikshme për vendin.

Poqese PAN-i n’qeverisje, privatizoi e pëvetësoi në mënyrë abuzive, pasuritë dhe asetet nacionale të Republikës së Kosovës deri n’kapje të shtetit, LVV-ja e z.Kurti, përvec imitimit të të gjitha të këqijave, u’a ka vjedhë dhe vra edhe shpresën e qytetarëve, si adut i vetëm i ngelur dhe në të cilën kishin investuar besimin pas mashtrimeve megallomane & populiste të z.Kurti n’krye të LVV-së.

Ky vend, pas rënjës rapide të kualitetit të jetës për qytetarët, përfshirë këtu edhe pa përespektiven e të rinjëve në klimën e ngerqit dhe stagnimit të zhvillimit ekonomik, dhe për pasojë edhe papunësisë enorme, po bëhët çdo ditë e ma shumë, jo-atraktiv dhe për me keq, edhe i pa jetueshëm dhe i shkretë.

Aq shumë është mashtruar me premtime t’rrejshme ky popull, aq shumë është thye e dëshprue nga kjo shumicë qeverisëse, saqë çdo ditë thyhen rekorde të aplikimit në ambasada të huaja për ikje nga vendi, dhe poqëse vazhdon ky trend, Kosova do të zbrazët dhe s’di a do ketë kuptim qeverisja më.

Kryeministri Kurti, për më pak se një vit (keq)qeverisje, i’a doli që besimin e investuar dhe shpresën e qytetarëve t’a kthejë në zhgënjim të madh dhe marramendës për qytetarët, “bravo”!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Belgjika arreston 13 persona për terrorizëm

Story i radhës

1.722 raste të reja dhe 25 viktima nga covid-19 në vend

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë