Qeveria Kosovës të jap ndihmën e saj për regjistrimin e shqiptarëve e Luginës

min lexim

Si një qytetare Medvegjase, i bëjë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që me rastin e procesit të regjistrimit civil në Serbi, i cili ka filluar nga data 01 Tetor 2022, dhe që do të vazhdoj deri më datë 31 Tetor 2022, t’ua mundësojë të gjithë qytetarëve nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, të cilët punojnë në Republikën e Kosovës,

si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat që të lirohen përkohësisht nga detyra me qëllim që të njëjtit te shkojnë pa vonesë në vendëlindjët e tyre nëpër Serbi dhe atje të qëndrojnë deri në realizimin e regjistrimit civil.

Për shumicën e qytetarëve nga rajonet e lartëcekura të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës dhe të cilët janë të punësuar nëpër institucione publike dhe private, kjo është e vetmja mundësi për të shkuar dhe realizuar regjistrimin civil, me çka do të dëshmohet dhe mbrohet toka dhe identiteti jonë Kombëtar në këto troje!

Sa nuk është bërë vonë, sot Medvegja Bujanovci dhe Presheva kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes historik nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe më gjërë !

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama takon drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit

Story i radhës

Pas deklaratës së Norës, vjen përgjigjja e Robertit për rikthimin e mundshëm me këngëtaren

Të fundit nga