qeveria e rmv se miraton programin ekonomik 2022 24 61f4266e51db0

Qeveria e RMV-së miraton programin ekonomik 2022/24

January 28, 2022
1 minut lexim

Në seancën e 8-të me radhë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Programin për reforma ekonomike 2022-2024 në të cilin janë identifikuar sfidat kyçe të cilat duhet të fuqizojnë konkurrencën dhe rritjen e ekonomisë.

Me Programin e miratuar, periudha trevjeçare që vijon do të fokusohet në fuqizimin e kapitalit njerëzor për zhvillim gjithëpërfshirës, nxitje të tranzicionit të gjelbër, si dhe përparimin e konkurrencës për ndërmarrjet vendore, integrimin e tyre në vlerat globale dhe formalizmin e ekonomisë.

Siç sqarohet në kumtesën qeveritare, risia në Programin për reforma ekonomike 2022-2024 qëndron në reformat në mjedisin jetësor në pjesën e tranzicionit të gjelbër, të cilat kanë të bëjnë me ballafaqimin me mbeturinat e forta dhe ujërat e zeza.

Njëra nga sfidat kyçe, siç thuhet në kumtesë, është efikasiteti energjetik dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkurti fillon me reshje intensive te bores 61f425887cd39
Story i mëparshëm

Shkurti fillon me reshje intensive të borës

d0bfd180d0b8d0b2d0b5d0b4d0b5d0bd d181d0bad0bed0bfd198d0b0d0bdd0b5d186 d0b1d0b0d180d0b0d0bd d0b7d0b0 d0b8d0b7d0b4d180d0b6d183d0b2d0b0 61f426a8ed43f
Story i radhës

Приведен скопјанец баран за издржување 2 години казна затвор

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë