Qeveria e miratoi informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

October 25, 2022
1 minut lexim

Qeveria në seancën e sotme të 95-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe e ka pranuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

“Marrëveshja parashikon kushte të njëjta për hyrjen, transitin, daljen dhe qëndrimin e shkurtër të personave fizikë, përkatësisht poseduesve të letërnjoftimeve. Me lidhjen e kësaj Marrëveshje konfirmohet gatishmëria e shprehur për përforcimin bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptimin reciprok, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, zmadhimin e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimin në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, janë marrë parasysh edhe konkluzionet që liderët sollën në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë theksuar vizionin e prosperitetit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që t’i gëzojnë liritë e njëjta si qytetarët evropianë”, njoftojnë nga Qeveria.

Komunikojnë njëherit është marrë parasysh edhe Deklarata e liderëve nga Ballkani Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal si katalizator për integrim më të thellë ekonomik rajonal drejt tregut të vetëm të Bashkimit Evropian, të miratuar në Samitin e liderëve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, të realizuar në Sofje më 10 nëntor të vitit 2020.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohen 11 gazetarë të mediave pro-kurde në Turqi

Story i radhës

Qeveritarët e Maqedonisë në kërkim të energjisë, takime pa rezultate

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë