Qeveria e Maqedonisë së Veriut të distancohet nga projekti “Ballkani i Hapur”

July 17, 2023
min lexim

As që dyshonim ndonjëherë se kjo Qeveri është kahëzuar në drejtim të realizimit të projekteve serbo-ruse, por me “aktin” e djeshëm “vulosën” paralajmërimet e Lëvizjes BESA, të cilat dëshmonin se përbërja qeveritare është “mashë” në duart e projekteve anti kombëtare.

Pas disa përpjekjeve që të konkretizohet projekti “Ballkani i Hapur”, Edi Rama si njëri nga nismëtarët kryesor hetoi planin e rikthimit të sundimit serbo-rus në Ballkan, përmes realizimit të projektit të sipërpërmendur dhe në deklarimin e fundit u shpreh kundër kësaj nisme të mbrapsht.
Për dallim nga qëndrimi i Kryeministrit shqiptar, kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski ripotencoi që projekti “Open Ballkan” qenka nismë e ndritur, ngase përmes të njëjtit, popullata dhe mallërat do të qarkullojë më lirshëm, gjë e cila nuk ndodhi ngaqë edhe sivjet diaspora shqiptare u ballafaqua me pritjet e gjata nëpër kufij.

Kjo nuk mjaftoi për partnerin e koalicionit LSDM-BDI, e cila përmes “zëdhënësit” të Rrugëve të Maqedonisë –Ejup Rustemi, rikonfirmoi partneritetin në lidhje me këtë projekt, duke u ndje i ngazëllyer në përqafjet e Kryeministrit të Serbisë-Bërnabiq, promovuan “programin” e përbashkët mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në pagesën e taksave rrugore.

Lëvizja BESA kërkon nga Qeveria e krimit dhe korupsionit që të heq dorë nga projekti “Ballkani i Hapur”, sidomos kur në këtë nismë anashkalohet Kosova.

Projektet e përbashkëta, realizohen vetëm duke pasur fqinjësi të mirë me bazament njohjen e ndërsjellë, dhe asesi duke kryer krime ndaj një populli, të cilit nuk i kanë kërkuar falje dhe akoma nuk ka asnjë aktvendim përgjegjësie kundër fajtorit të shpallur edhe nga faktorët ndërkombëtar.
Mbeten të papranueshme të gjitha projektet, të cilat shkelin interesat e cilit do populli dhe sidomos të Kosovës në këtë situatë.

Kërkojmë nga BDI (i shpalluri si pinjoll i Ballkanit të Hapur) bashkë me vasalët e tyre, të ndjekin qëndrimet e Kosovës, të cilat janë kundër çdo projekti që rikthen kombin shqiptar në “kthetrat” ruso-jugosllave.

Njëkohësisht u bëjmë thirrje që vizitat e ardhshme që organizohen në Tiranë, të mos i shfrytëzojnë, për “fotoset-pozime” në darkat e majme të shtruara në këto kohë krizash dhe konfliktesh në Ballkan e më gjerë.

Lëvizja BESA në vazhdimsi mbetet kundër çdo nisme, e cila si bazament nuk do të ketë fqinjësinë e mirë, agjendën pro-evropiane dhe njohjen e ndërsjellë ndër-shtetërore.

Andaj kërkojmë edhe njëherë që Maqedonia e Veriut, të heq dorë nga nisma e “Ballkanit të Hapur” dhe orientimi i vetëm të mbetet “Procesi i Berlinit”, i cili në thelb përmban euro-integrimin e të gjithë popujve, duke respektuar vlerat e gjithë secilit pa-kushte.
Abdush Demiri – sekretar gjeneral i Lëvizjes BESA.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestimi i “Lizës”, familja Riza me shpresë për epilog për vrasjen e Triumfit

Story i radhës

Arrestohet një person në Greqi, dyshohet se e ndezi zjarrin në qytetun Kouvaras

Të fundit nga

ShkoLartë