Qeveria e Kosovës “e prerë”, nuk dalin rrogat për ata që ishin në grevë

1 minut lexim

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët për muajin shtator.

Lajmin e bëri të ditur për Gazeta Ekspress zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka deklaruar se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar vetëm për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë, pasi sipas tij, paga mujore është kompensim për punë.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka thënë Kryeziu./albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një nga tragjeditë më të mëdha në futboll, tifozët ndërruan jetë në duart e futbollistëve: Si nisi katastrofa në Indonezi?

Story i radhës

Opozita iraniane e strehuar në Tiranë nuk i beson kërcënimit për sulm me dron

Të fundit nga