Qeveria ë Albin Kurtit shkëlqen, PDK-ja me “qeverinë në hije” gënjen

April 3, 2022
min lexim

PDK-së me të zezat që ia bëri Kosovës në 21 vitet te kaluara, nuk i ka hije “qeveria në hije”,sepse është vetëm fantazi mashtruese për t’i vënë në kurth votuesit në Kosovë.

Votuesit dhe populli i shumëvuajtur në Kosovë, i shijuan dhe i përjetuan keqqeverisjet e PDK-së në 21 vitet e kaluara.

PDK-ja nuk mund të rikthehet më assesi në pushtet, pa u distancuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku e shumë të tjerë ende I mban në radhët e saj.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët e dinë se, PDK-ja dhe udhëheqësit e saj në 21 vitet e kaluara në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kryen vëllavrasje të kundërshtarëve politikë për ta marrë pushtetin, kryen korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm milionësh, dhe e tradhtuan Kosovën brenda dhe jashtë saj.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët e dine se, PDK-ja dhe udhëheqësit e saj në qeveritë, presidencat dhe në parlamentin e Kosovës i bën obstruksionet më të mëdha në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, për ta dëmtuar dhe jo për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët e dinë se, çfarë dialogu të mbrapsht, të dëmshëm dhe përulës bëri Hashim Thaçi në Bruksel me kriminelin Aleksandër Vuçiq të Serbisë kriminale.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët e dinë se, Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Vlora Çitaku, ishin kreatorët e planit për copëtimin e Kosovës, në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq, dhe me pro serbët Matheë Palmerin dhe Richard Grenel-in, plan që për fat të mirë nuk u realizua, falë reagimit të Angela Merkel- ish kancelares së Gjermanisë.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët i dinë se, çfarë shpërdorimesh bëri Klani ROGNER në Tiranë me paratë që mërgata shqiptare i dërgonte për UÇK-në.

Shqiptarët dhe mbarë shqiptarët e dinë se, këta komandantë të UÇK-së që sot rrahin gjoks, ishin futur në birucë të minit, dhe nuk i vajtën në ndihmë heroit legjendar Adem Jashari në Prekaz , gjersa ai dhe familje e tij tri ditë e tri net luftuan kundër njësive ushtarake e policore serbe të armatosura gjer në dhëmbë e të shoqëruara edhe me tanke dhe autoblinda.

PDK-ja më 2 prill 2022, në ditën e rrenave, me paturpësinë e saj të radhës, nuk nguroi që t’i mashtrojë votuesit e Kosovës, me lajmin se së shpejti do ta themelojë “qeverinë në hije”.

Në UEB faqen e “Bota Sot” të datës 2 prill 2022, në rubrikën e lajmeve-aktuale, patëm rastin ta lexojmë informatën me titull, “ Kështu do të funksionojë “qeveria në hije” e PDK-së”. Duke theksuar se pas dy vitesh në opozitë, PDK-ja vendosi për rikthimin e kabinetit të qeverisjes së mirë, siç e quan ajo, që e kishte pasur edhe gjatë viteve 2004-2005. Duke shtuar se përmes së njëjtës dëshiron ta tregojë gatishmërinë për të udhëhequr sërish dhe për të dhënë një alternativë të re për qytetarët.

Betim Gjoshi, anëtar i kryesisë së PDK-së, deklaronte se “ qeveria në hije” do të përbëhet nga disa departamente nga jeta akademike dhe ekspertë. Sipas Betim Gjoshit “qeveria në hije” do të jetë pasqyrë për ta parë dallimin me Qeverinë Kurti. Qeveria Kurti është e paaftë. Qeveria e Kosovë duhet të jetë më bindëse karshi bashkësisë ndërkombëtare”.

O Bekim Gjoshi, për çfarë “qeverie në hije” dhe për çfarë qeverisje të mirë po flisni ti dhe PDK-ja, sot në vitin 2022, kur në Kosovë me vota plebishitare erdhi Qeveria e Albin Kurtit, qeveria e veprimit, e ndryshimit dhe e shpresës, qeveria më e pastër, më dinjitoze dhe më e pa korruptuar që pati Kosova në 21 vitet e kaluara.

O Bekim Gjoshi, mos ëndërroni dhe mos shpresoni se PDK-ja mund te vjen në pushtet, pa u distancuar nga tërë ato afera korruptive dhe vëllavrasëse, pa u distancuar nga tërë ato dështime të qëllimshme keq qeverisëse brenda në Kosovë dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Hiquni mashtrimeve se nuk do të mund t’i mashtroni më kurrë votuesit në Kosovë me pallavra e gjepura të kota.

Nuk mund t’i mashtroni më kurrë votuesit në Kosovë, derisa ende po e hani bukën në Kosovë dhe jeni me zemër e me shpirt me tradhtarët Hashium Thaçi e Kadri Veseli dhe po veproni sipas direktivave të tyre që u vijnë nga Haga, ku janë vendosur prapa grilave.

Qeveri e Albin Kurtit po shkëlqen si dielli dhe po ua verbon sytë me sukseset dhe arritjet për një kohë kaq të shkurtër, duke i korrigjuar dhe sanuar gabimet e shumta që kreu PDK-ja gjatë qeverisjes së saj.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, e vunë në binarë të drejtë dialogun Kosovë-Serbi, atë që nuk guxuan ta bënin asnjëherë PDK-ja dhe Hashim Thaçi.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, i ndërmorën aksionet policore në Veri të Kosovës kundër strukturave, kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, atë që nuk guxuan ta bënin asnjëherë PDK-ja dhe Hashim Thaçi.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk e lejuan Serbinë kriminale t’i mbajë Referendumin dhe zgjedhjet e saj në Kosovë, atë që nuk guxuan ta bënin asnjëherë PDK-ja dhe Hashim Thaçi.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, nuk ishin kundër sugjerimeve të BE-së dhe SHBA-ve, për lejimin e mbajtjes së Referendimit dhe zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por ishin për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy shteteve për mbajtjen e Referendumit dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë, gjë të cilën ë Serbia nuk dëshironte ta bëjë nga pretendimet e saj se Kosova është province e Serbisë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, janë duke bërë veprime konkrete që edhe serbët në Veri të Kosovës më në fund t’i paguajnë energjinë elektrike, ujin dhe shërbimet komunale, atë që nuk guxonin ta bënin PDK-ja dhe Hashim Thaçi.

PDK-ja dhe Hashim Thaçi lejuan që Serbia në Veriun e Kosovës të ndërtojë koloni serbe ku në banesa të mobiluara është duke vendosur serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë, ndërsa nga Veriu i Kosovës janë detyruar të largohen afër 15 mijë shqiptarë autoktonë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, ua prenë hovin pro-serbëve Joseph Borellit dhe Miroslav Lajçakut që në dialogun Kosovë-Serbi e favorizonin Serbinë agresore gjenocidale, karshi Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në vitet 1998/99, atë që nuk guxuan ta bëjnë asnjëherë PDK-ja dhe Hashim Thaçi.

PDK-ja me Thaçi -president i Kosovës dhe Isa Musrafa kryetar i LDK-sëdhe njiherit kryeministër i Kosovës, pranuan në Bruksel marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje tejet e dëmshme për sovranitetin e Kosovës.

PDK-ja me Hashim Thaçin- president i Kosovë dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe njiherit kryeministër i Kosovës ia falën Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

PDK-ja dhe Hashim Thaçi mundësuan që në Kosovë të ketë 60 mijë veteranë të luftës, në mesin e tyre edhe një numër Ii madh i veteranëve të rrejshëm.

Po të ikishte patur Kosova 6o mijë luftëtarë të UÇK-së, Serbia kriminale nuk do të kishte pasur mundësinë që të kryejë aq shumë vrasje, masakra, dhunime dhe dëbime të shqiptarëve në Kosovë.

PDK-ja në komitetin e saj të “qeverisë në hije”m siç po deklaron, ka përgatitur akademikë dhe ekspertë, por ata nuk janë gjë tjetër veçse militantë të PDK-së, të cilët nëpërmjet “qeverisë në hije”, mendojnë t’i mbulojnë dëmet që ia shkaktoi PDK-ja Kosovës në 21 vitet e keqqeverisjes së saj.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, duhet sa më parë t’i reformojnë drejtësinë dhe prokurorinë, për t’i vënë sa më parë para ligjit dhe prapa grilave të gjithë ata që u bënë milionerë të pasluftës, duke u nëpërmjet hajnisë dhe korrupsionit dhe pasurimit të jashtëligjshëm, si edhe për t’i vënë para ligjit dhe prapa grilave edhe udhëheqësit tradhtarë që e dëmtuan Kosovën nëpërmjet keqpërdorimit të detyrës së tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Greqia masa urgjente për gazin dhe drithin, kryeministri: Periudhë pasigurie

Story i radhës

Basha i prerë: PD nuk bën para me non grata dhe pa u shkëputur plotësisht nga gjuha e linçimit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë