Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
​Qeveria do të subvencionojë për gjashtë muaj të punësuarit e rinj – Gazeta.mk

​Qeveria do të subvencionojë për gjashtë muaj të punësuarit e rinj

min lexim

Qeveria ka prezantuar platformën “Super puna”, e cila ka për qëllim punësimin e të rinjve. Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria do të subvencionojë pagën minimale prej 264 euro për gjashtë muajt e parë të punësimit.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se synojnë që të mundësojnë mbështetjen e 10 mijë vendeve të reja të punës.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se në vazhdimësi kanë hartuar politika të cilat synojnë nxitjen e punësimit dhe qasje më të lehtë në tregun e punës.

“Nga sot, po fillojmë pilotimin e skemës së punësimit të garantuar për të rinjtë. Nëpërmjet saj, qeveria do të subvencionojë 264 euro, pra në lartësinë e pagës minimale që ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe atë për 6 muajt e parë të punësimit. Lansimi i platformës “Super Puna” angazhim i kamotshëm i ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është njëkohësisht edhe dhe konkretizim i përkushtimit të qeverisë në rritjen e punësimit të të rinjve dhe mbështetjen e punëdhënësve tanë si dhe e shënon përmbushjen edhe të një tjetër premtimi për qytetarët e Republikës. Duke u ofruar të rinjve mundësinë për të fituar përvojë të vlefshme pune dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre, ne po ndërtojmë një fuqi punëtore të aftë, e cila do ta rrisë ekonominë e vendit”, ka theksuar Kurti.

Kurti u zotua se po vazhdojnë mbështetjen e sektorit privat në angazhimin e fuqisë së re punëtore. Në prezantimin e kësaj platforme, ai tha se rinia është aset i së tashmes, e potencial i së ardhmes.

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati tha se i punësuari për gjashtë muaj do të marr pagë të garantuar nga shteti dhe në fund do të ketë aftësi të reja për të gjetur punë tjera.

“Pilotimi i projektit do të jetë me mbështetje prej gjashtë muajve për secilin të rinj që hyn në tregun e punës, me pagën minimale efektive 264 euro. Po ashtu, mundësia është që punëdhënësi të shtojë mbi këtë shumë, shuma 264 euro është vetëm mbështetje nga qeveria, por aq sa kemi parë nga pilotimi dhe nga testimi me punëdhënësit. Synimi ynë do të jetë që përmes kësaj platforme të automatizuar të mundësohet që qysh në vitin e parë të kemi mbështetjen e deri në 10 mijë vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë të moshave 18-25 vjeç. Kësisoj bizneset do të përfitojnë mbështetje në gjetjen e fuqisë punëtore si dhe nuk do të kenë kosto për periudhën gjashtë-mujore gjatë së cilës mund të trajtojnë stafin e ri dhe në fund të periudhës gjashtë-mujore biznesi e ka një person të trajnuar që e njeh punën”, ka theksuar Murati.

Jean Christophe Favre nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim tha se bashkëpunimi i tyre me Kosovën është aktiv në çështjet ekonomike dhe arsimore.

“Për shërbimet e punësimit, ndërmjetësimi digjital është veçanërisht i rëndësishëm, ai mundëson përmirësimin e efikasitetit të përputhjes së vendeve të punës, duke theksuar lidhjen midis tregut të punës dhe sektorit privat. Pra, mundëson rritjen e numrit të të rinjve në punësim. Rreth një vit më parë, ministër ju i jeni drejtuar ambasadorit tonë duke folur për projektin tuaj për zhvillimin e kësaj platforme për sistemin e punësimit të të rinjve dhe po diskutonit se çfarë mund të bëjmë së bashku. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi mundur t’i përgjigjemi kësaj kërkese”, tha ai.

Kjo platformë është zhvilluar nga kompania “Frakton”, ku Albion Hasani ka thënë se është lehtë e qasshme për bizneset dhe personat të cilët kanë nevojë për punë.

Në prezantimin e kësaj platforme u tha se do të sigurohet ruajtja e ambientit, ku me tonelata letër do të kursehen, meqë nuk do të ketë aplikime me dokumente fizike dhe vajtje-ardhje.

Story i mëparshëm

Uji parandalon plakjen

Story i radhës

​Kurti takon Lajçakun dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë

Të fundit nga