Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 28.06.2022 (e martë), në mbledhjen e rregullt 55-të, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Sipas rendit të propozuar të ditës, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për formimin e Trupit i përhershëm operativ për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmi.
Mes tjerash, Qeveria do të sjell mendim për informacionin me propozim për marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve, ndërsa lidhur me pamundësinë për të realizuar të drejtat e përcaktuara në Ligjin e personave të paevidentuar në librin amë të të lindurve.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informacioni i Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile për gjendjet në raport me sigurimin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore nga ana e organizatave civile.
Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të fillojë në orën 12:00, opinioni do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.