Qeveria aktivizon numrin 112

Qeveria sot e miratoi Dekretin për organizim dhe funksionim të sistemit të vetëm komunikues-informativ me numrin e vetëm të thirrjes në rast të rreziqeve dhe fatkeqësive tjera në të gjithë territorin e Republikës – E-112.

Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, E-112 ka për qëllim të sigurojë vazhdimësi të menaxhimit me thirrjet urgjente, si përparim i masave dhe aplikimeve për përcaktim në kohë të lokaconit me qëllim të reagimit të shpejtë dhe në kohë të të gjitha shërbimeve të përfshira në sistemin për ballafaqim me krizat.

“E-112 gjithashtu siguron shpejtësi dhe efikasitet në veprim gjatë thirrjeve urgjente për raste urgjente për ndihmë dhe mundësohet qasje te sistemi për të gjithë personat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa kompensim nga të gjitha numrat e operatorëve fiks dhe celular”, citohet në kumtesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komiteti i Helsinkit – Taravarit: Përmbahuni nga deklaratat joprofesionale dhe të pabaza për Ëmbla Ademin

Story i radhës

Formacionet zyrtare: Inter – Roma

Të fundit nga