“Torcida” e famshme në Split e “Torcida” e famshme në Mitrovicë!
“Torcida” e Hajdukut dhe “Torcida” e Trepçës.
Shefqet Begu – Qeti, është themelues dhe emblema e “Torcidës” së Trepçës.
Njeriu që i ka dhënë dhe po i jep frymë qytetit të Mitrovicës.
Tifozi më i zjarrtë i Trepçës, së bashku me djalin e tij, Asdreni.
Një fotografi sa një mijë fjalë e Qetit me djalin e tij.
Në shi, në borë e në vapë, Qeti me Trepçën, njeriu më besnik i klubit!
Palestra “Minatori” është arenë feste pothuajse në çdo ndeshje me “Torcidën” në krye me komandën Qetin.