Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke transportuar lëndë narkotike me automjet.
Pas një hetimi disajavor të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve për 2 shtetas që do të transportonin me automjetin e tyre një sasi lënde narkotike në bashkëpunim me njëri tjetrin për shitje, gjatë pasdites së djeshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar ” Repsi”.
Finalizimi i operacionit çoi në pranga A. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Në kërkim u shpall drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., 53 vjeç, banues në Pukë, i cili gjatë ndërhyrjes së policisë, ka mundur të largohet.
Këta dy shtetas në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Reps, Mirditë, kanë lokalizuar lëvizjen e automjetit duke e ndaluar për kontroll, dhe në bagazh të automjetit, kanë gjetur 2 qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike e cila pas peshimit rezultoi 9 kilogramë.
Gjithashtu u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celularë.
Policia vijon kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e D.P.
Gjithashtu vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim”.