Superylli global Rihanna ka ndezur rrjetin edhe një herë me lançimin më të ri nga marka e saj e të brendshmeve Savage X Fenty, këtë herë me koleksionin e shumëpërfolur Cherry Nouveau.
Fushata e re ka sjellë një estetikë të guximshme dhe provokuese në sensin e modës, ku Rihanna shfaqet në një seri imazhesh artistike që theksojnë stilin e saj të veçantë dhe identitetin vizual të markës.
Motivi i qershisë është kthyer në elementin kryesor të dizajnit, duke i dhënë koleksionit një frymë lozonjare dhe shumë tërheqëse.

Fansat kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale, duke e quajtur fushatën “ikonike”, “të nxehtë” dhe “tipike Rihanna”, ndërsa marka vazhdon të forcojë reputacionin e saj si një nga emrat më të guximshëm në industrinë e të brendshmeve.
Savage X Fenty edhe një herë po sfidon kufijtë e modës tradicionale, dhe Rihanna duket se nuk ka ndërmend të ndalet së surprizuari publikun me projekte që bëjnë bujë në mbarë botën.

Burimi: botasot.info


