duam buke paqe dhe liri proteste per 1 majin ne france aktivistet mbushin rruget kerkojne paga me te larta 69f4ac5d538fc

“Duam bukë, paqe dhe liri”/ Protestë për 1 majin në Francë, aktivistët mbushin rrugët, kërkojnë paga më të larta

May 1, 2026
1 minut lexim

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, aktivistë nga e gjithë bota mbushin rrugët me kërkesat për paga më të larta, kushte pune më të mira dhe më shumë të drejta për punëtorët.

Në Francë, sindikatat thirrën tubime nën moton ‘bukë, paqe dhe liri’, duke lidhur shqetësimet e përditshme të punëtorëve me konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

“Sivjet e gjithë kjo ka një rëndësi të veçantë, së pari për shkak të kontekstit. Me këtë situatë shumë të komplikuar në lidhje me rritjen e çmimeve, duke nisur nga karburanti, dhe me njoftimet edhe këtë javë për fitimet e jashtëzakonshme të kompanive të mëdha, padyshim pakënaqësia shtohet. Kërkesat që lidhen me fuqinë blerëse, rritjet e pagave dhe ngrirjen e çmimeve janë në qendër të protestave të sotme”, thotë Manuel Bompard, deputet i La France Insoumise.

Kjo ditë gjithashtu ka nxitur debate lidhur me pyetjen nëse punonjësve duhet t’u lejohet të punojnë në një nga festat publike më të mbrojtura të vendit. 1 Maji njihet ndërkombëtarisht si Dita e Punëtorëve dhe i ka rrënjët te lëvizja punëtore për ditën 8 orëshe të punës.

Në fund të shekullit të 19-të, punëtorët në Shtetet e Bashkuara filluan të organizonin protesta dhe greva për të kërkuar kushte më të mira pune, paga të drejtë dhe orar të arsyeshëm pune.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali berisha kandidat i vetem per kryetar te pd se skualifikohet te gjithe rivalet 69f4ac10161ad
Lajmi i mëparshëm

Sali Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD-së, skualifikohet të gjithë rivalët

qershit e rihannes ndezin rrjetin 69f4adc2a67e3
Lajmi i radhës

“Qershit” e Rihannës ndezin rrjetin

Të fundit nga

“Qershit” e Rihannës ndezin rrjetin

Superylli global Rihanna ka ndezur rrjetin edhe një herë me lançimin më të ri nga marka e saj e të brendshmeve Savage X Fenty, këtë herë me koleksionin e shumëpërfolur Cherry Nouveau.
ShkoLartë