luftojme per paga nuk lutemi qindra njerez ne protesten e lsm se ne shkup me rastin e 1 majit 69f4b3d0eecaf

“Luftojmë për paga, nuk lutemi”: Qindra njerëz në protestën e LSM-së në Shkup me rastin e 1 majit

May 1, 2026
1 minut lexim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) organizoi protestë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nën moton “Luftojmë për paga, nuk lutemi”, raporton Anadolu.

Qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës së LSM-së, prej ku marshuan drejt Kuvendit, Dhomës së Tregtisë dhe më pas drejt Qeverisë.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, në fjalimin e tij para selisë së Qeverisë tha se gjysma e popullsisë punëtore në vend jeton me një pagë më pak se 600 euro.

Ai tha gjithashtu se një e treta e popullsisë së përgjithshme të aftë për punë në Maqedoninë e Veriut jeton nën kufirin e varfërisë.

“Ne kërkojmë që paga minimale të rritet për dy vjet. Për dy vjet ata kanë refuzuar ta rrisin atë sepse nuk duan të rivendosin dinjitetin e punëtorit”, shtoi Trendafilov.

Ashtu edhe si në protestat e kaluara nga LSM, protestuesit kërkuan pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje lineare prej 100 eurosh për të gjithë.

Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka protestuar disa herë këtë vit me kërkesë për rritjen e pagave.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qershit e rihannes ndezin rrjetin 69f4adc2a67e3
Lajmi i mëparshëm

“Qershit” e Rihannës ndezin rrjetin

sali berisha kerkon avancim te te drejtave te shqiptareve ne maqedoni te veriut 69f4b4ecc2fd5
Lajmi i radhës

Sali Berisha kërkon “avancim” të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

Të fundit nga

“Qershit” e Rihannës ndezin rrjetin

Superylli global Rihanna ka ndezur rrjetin edhe një herë me lançimin më të ri nga marka e saj e të brendshmeve Savage X Fenty, këtë herë me koleksionin e shumëpërfolur Cherry Nouveau.
ShkoLartë