Një hetim për vrasje ka nisur pasi një vajzë nëntë vjeçare u qëllua për vdekje në Liverpool, përcjell Bota sot.
Oficerët e policisë Merseyside kontrolluan një shtëpi në Kingsheath Avenue, Knotty Ash, ku në orën 22:00 të së hënës pas raportimeve që një mashkull i panjohur kishte qëlluar me armë brenda pronës, sipas një deklarate nga forca.
Vajza nëntë vjeçare ka pësuar një dëmtim me armë zjarri në gjoks dhe është dërguar në gjendje kritike për në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.
Një burrë gjithashtu pësoi plagë me armë zjarri në trupin e tij dhe një grua poashtu në dorë gjatë incidentit brenda shtëpisë, shtoi forca.
Ata të dy janë dërguar në spital për të marrë mjekim për plagët e marra.
Ndihmës shefi i policisë Jenny Sims tha: “Ky është një incident vërtet tronditës në të cilin tragjikisht një vajzë e re dhe e pafajshme është qëlluar dhe fatkeqësisht ka vdekur.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë shumë të vështirë. Asnjë prind nuk duhet të vuajë kurrë humbjen e një fëmije në këto rrethana të tmerrshme.