Qëllimi i Rusisë është ‘shkatërrimi i plotë i shtetësisë së Ukrainës’

1 minut lexim

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se beson se fokusi kryesor i Rusisë është vendosja e kontrollit të plotë mbi rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës lindore, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

“Qëllimet kryesore strategjike, ushtarako-politike dhe ushtarako-ekonomike të Rusisë në lidhje me shtetin tonë mbeten shkatërrimi i plotë i shtetësisë së Ukrainës dhe kombit (ukrainas), si dhe shkatërrimi i themeleve ushtarake dhe ekonomike të shtetit tonë”, tha Hannah Malyar. një konferencë.

Ajo shtoi se qëllimet ushtarake të Rusisë përfshinin gjithashtu shkatërrimin e armëve dhe pajisjeve të dërguara në Ukrainë nga jashtë dhe dëmtimin e infrastrukturës së transportit të përdorur për transportin e mallrave ushtarake dhe civile.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendimi për largimin nga ‘Alternativa’, ja çfarë thotë Skender Rexhepi – Zejdi

Story i radhës

Ermal Fejzullahu së shpejti baba për herë të pestë?

Të fundit nga