Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

February 7, 2025
1 minut lexim

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin Elden Dushku, 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli

Story i radhës

“Mos e dhashtë zoti që Kosovën…”/ Pas deklaratës së Grenellit, thirrje për Kurtin: Ja çka duhet të bëjë ai menjëherë pas 9 shkurtit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë