mengjesin e sotem me ftohte ne koder te diellit me ngrohte ne gjevgjeli 67a5c67fe68a8

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Gjevgjeli

February 7, 2025
1 minut lexim

Shkup, 7 shkurt – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -8 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë me 4 gradë është në Gjevgjeli.

Në Hanet e Mavrovës janë matur -5 gradë, -4 në Krushevë, -3 në Dibër, -2 gradë në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir dhe Berovë, -1 Pretor, 0 Tetovë, Prilep dhe Vinicë, 2 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Kavadar dhe 3 gradë në Shkup – Petrovec dhe në Veles.

Lartësia e shtresës së borës në orën 7 në Kodër të Diellit është 30 centimetra dhe 12 centimetra në Hanet e Mavrovës.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite vranësira të rritura do të ketë në pjesët qendrore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 10 gradë.

Në Shkup paradite kryesisht vranët, gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 10 gradë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi alarmon faktorin nderkombetar per perjashtimin e shqiptareve nga institucionet kyce ne vend 67a5c60aaf8d7
Story i mëparshëm

BDI alarmon faktorin ndërkombëtar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet kyçe në vend

qarkullonte me arme zjarri ne automjet arrestohet 33 vjecari ne tirane 67a5cb6c4d6fc
Story i radhës

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë