qalaj fshehja pas veriut deshtimi me i madh i kesaj qeverie sdine cfare eshte sovraniteti 66aabcacd6e8e

Qalaj: Fshehja pas veriut dështimi më i madh i kësaj qeverie, s’dinë çfarë është sovraniteti

July 31, 2024
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kritikuar zyrtarët e pushtetit që sipas tij, po “turren në Liqenin e Ujmanit” dhe për deklaratat se në atë pjesë është shtrirë sovraniteti.

Qalaj ka thënë se nuk ka sovranitet në atë pjesë pa integrimin e komunitetit serb atje dhe se zyrtarët qeveritarë nuk e dinë se çfarë është sovraniteti.

Madje, ai ka thënë se dështimi më i madh i kësaj qeverie është fshehja pas veriut.

“Qeveria e Kosovës nuk e di çfarë është sovraniteti, flasin pa lidhje ndërsa nuk punojnë asgjë. Të fshehësh pas veriut siç po e bënë edhe presidenti i Serbisë me veriun e Kosovës, është dështimi më i madh i kësaj qeverie. Disa qytetarë në mënyrë të orkestruar nga vet Qeveria, shkojnë dhe lahen atje, që duket se situata është e mirë e duke u ruajt me polic…. Komplet një qeveri, komplet deputetët e Vetëvendosjes të turren të gjithë në Ujman që s’kanë dhënë asnjë kontribut të vetëm për këtë shtet dhe ta paraqesin si rezultat të madh, besoj që ndoshta s’duhet diskutuar”, ka thënë Qalaj.

I pyetur nëse po shfrytëzohet për poena politik ia ka thënë “absolutisht s’ka asgjë tjetër”

MARKETING

RENT A CAR

shkolla fillore njegosh e komunes gazi babe edhe kete vit te ri shkollor nuk do te kete mesim shqip 66aabc341e7fc
Story i mëparshëm

Shkolla fillore “Njegosh” e komunës Gazi-Babë edhe këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë mësim shqip

mucunski hungaria do te dergoje tre automjete kunder zjarreve dhe aeroplane 66aabcb6c81e4
Story i radhës

Mucunski: Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë

Të fundit nga

ShkoLartë