mucunski hungaria do te dergoje tre automjete kunder zjarreve dhe aeroplane 66aabcb6c81e4

Mucunski: Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë

July 31, 2024
1 minut lexim

 Mbështetje nga Hungaria për t’u përballur me zjarret: arrijnë automjete terreni dhe aeroplanë, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Në bisedën e sotme telefonike, kolegu im hungarez, Peter Sijarto më informoi se Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë të cilat do të ndihmojnë në ballafaqimin me zjarret. Ndihma nga Hungaria është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Mucunski.

Ai shprehu mirënjohje të madhe për solidaritetin dhe siç theksoi, “rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në momente të tilla kritike”.

“Falënderova për reagimin dhe mbështetjen e shpejtë të palës hungareze, njëherësh duke theksuar se Qeveria dhe ministria përdorin të gjitha mekanizmat e disponueshëm për t’u përballur më shpejtë me flakët e zjarrit”, ka shkruar Mucunski në Fejsbuk.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qalaj fshehja pas veriut deshtimi me i madh i kesaj qeverie sdine cfare eshte sovraniteti 66aabcacd6e8e
Story i mëparshëm

Qalaj: Fshehja pas veriut dështimi më i madh i kësaj qeverie, s’dinë çfarë është sovraniteti

a duhet te pini kafe para seksit 66aac8a2668a2
Story i radhës

A duhet të pini kafe para seksit?

Të fundit nga

ShkoLartë