Pyetet për Haaland, ja përgjigja e Laportas

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta i është adresuar sot mediave spanjolle, nga të cilat u pyet edhe për çështjen e transferimit të yllit norvegjez Erling Haaland.

Haaland pritet që këtë verë të largohet nga skuadra e Borussia Dortmundit, dhe destinacioni i tij i ardhshëm raportohet të jetë La Liga, ku dy gjigandët Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur interesim në shërbimet e tij.

Këtyre spekulimeve që e lidhin Haaland me Barcelonën iu është përgjigjur presidenti Laporta, ku nuk e fshehu se gjatë verës do të ketë ende transferime të tjera.

“Haaland? Sot jemi të zënë dhe tejet të lumtur me Aubameyang, i cili do të shënojë shumë gola këtu. Në qershor, ne do të mundohemi që ta përforcojmë më shumë skuadrën, dhe jemi në një rrugë të mirë”, tha Laporta.

Barcelona dje e bëri zyrtare transferimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, i cili i bashkohet Barçës si transferim i lirë, pasi që shkëputi kontratën e tij me Arsenalin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Po mendoni t’i prisni balluket? Ju nuk keni pse t’i prisni, nëse e përdorni këtë truk!

Story i radhës

Problemet me pasurinë/ KPK shkarkon prokuroren e Tiranës, Elina Kombi

Të fundit nga