Putinin në Hagë duhet ta shoqërojnë edhe Vuçiq, Daçiq, Dodik dhe racisti Vulin

April 2, 2022
min lexim

Me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës u dëshmua edhe njëherë që EU dhe perëndimi ndodheshin në gjumë, përball planeve ogurzeza ruso – serbe.

Në perëndim mbretëronte mendime se me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, në Evropë kishtin marr fund një herë e përgjithmonë luftërat dhe mizoritë.

Veglat e Putinit në Ballkan Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe Dodik lozin edhe sot me durimin e EU duke u munduar që me taktizime poshtëruese, t´i zhagitin bisedimet me Kosovën me lloj – lloj makinacionesh.

Sot kur Putin e mori rolin e Hitlerit që ta shkatërroi rendin botëror, perëndimi duhet të mendoj që mos ta poshtëroi Serbinë ( ashtu siç shprehet Vuçiq), por në Hagë Putinin duhet ta shoqërojnë edhe udhëheqësit nacionalist, shovenist dhe racist siç janë Vuçiq, Daçiq, Dodik dhe Vulin.

Për këta udhëheqës serb ekzistojnë fakte të mjaftueshme se drejtpërdrejtë ose indirekt kanë planifikuar, organizuar dhe janë të përfshirë në masakrat kundër shqiptarëve, dëbimet masive, përdhunimet, nxitjen e terrorit dhe racizmin e hapur ndaj nesh.

 Po ashtu edhe pas përfundimit të luftës këta udhëheqës kan përhapur urrejtje, mosdurim, racizëm, dhunë, kërcënime, inskenime, falsifikime etj. ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit.

Edhe sot kryetari i serbisë haptas i mbron qëndrimet e kriminelit Milosevic, e dënon Naton dhe është vënë në mbrojtje të diktatorit dhe despotit rus Putinit.

Material denoncues ndaj këtyre despotëve duhet të jenë edhe kërcënimet me sulme ushtarake të vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos duke e sjellur makinerinë luftarake, ushtrinë dhe xhandarmërinë në kufirin e Kosovës.

Një dëshmi tjetër është propaganda, presioni politik dhe ekonomik, burgosja dhe ndjekja e shqiptarëve kudo që i hasin, e sidomos në vendkalimet kufitare.

Po ashtu ata krijojnë preteks duke e mbajtur gjithmonë gjendjen e tensionuar për të pasur arsye për intervenim ushtarak.

Dëshmi e fuqishme po ashtu është se Serbia dhe udhëheqësit e saj politik punojnë sipas direktivave të Putinit, duke e destabilizuar të tërë rajonin e Ballkanit sidomos Bosnjen, Kosovën e Malin e Zi.

 Një gjendje e tillë alarmante para se Rusia ta sulmonte Ukrainën ishte krijuar në Bosnje, me udhëheqësin nacionalist Dodik.

Të vetmet SHBA mundoheshin ta ndalnin Serbinë në Bosnje, duke vënë sanksione ndaj nacionalistit Dodik i cili kërcënohej me ndarjen e Bosnës, ngase EU dukej e pafuqishme që të vepronte.

Tash kur Rusia po pëson humbje në Ukrainë dhe nuk po arrinë në pushtimin e saj, EU dhe perëndimi duhet të veprojnë energjikisht që ta demokratizojnë Serbinë, me argumentimin se ajo vepronte sipas urdhërave të Putinit.

Një veprim tjetër duhet të jetë që politikanët si Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe Dodik ta shoqërojnë Putinin në Hagë, sepse ata ishin në kordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me atë që sot po ndodh në Ukrainë dhe gjenocidin serb në Ballkan.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ç’ndodhi në seancën për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, avokati pyetet nëse kishte plan për t’u arratisur

Story i radhës

Këto janë zhvillimet kryesore të ditës lidhur me luftën në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë