Mëngjesin e kësaj të hëne, disa sulme me bomba ndodhën në qytete të Ukrainës, përfshirë Kiiv.
Disa qytete në Ukrainë u bombarduan me 83 raketa të lëshuara nga Rusia.
Të paktën 11 persona u vranë dhe 64 të tjerë u plagosën në sulmet ruse.
Këto shpërthime vijnë pasi Vladimir Putin mbledh të hënën këshillin e tij të sigurisë, dy ditë pas shpërthimit që shkatërroi pjesërisht urën e Krimesë të shtunën që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar. Një akt që Moska ia atribuon Ukrainës.
Në çfarë konteksti ndodhin këto bombardime?
Presidenti rus Vladimir Putin tha në një takim të Këshillit të tij të Sigurimit të hënën se Rusia kishte nisur një fushatë “masive” bombardimesh “kundër infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës”, në përgjigje të sulmit “terrorist” në urën e Krimesë. Ai premtoi përgjigje “të rënda” në rast të sulmeve të mëtejshme të Ukrainës ndaj Rusisë. Sulmet “e arritën objektivin e tyre”, siguroi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Shpërthimi në këtë urë të inauguruar nga Vladimir Putin në vitin 2018 dhe simbol i aneksimit të Krimesë në vitin 2014, përbën një pengesë të re për Rusinë në një kohë kur forcat e saj janë në vështirësi në Ukrainë.
Në këtë kontekst Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko sot ka thirrur takimin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë ku paraqet brengën e madhe për luftimet në Ukrainë , për bombardimin e urës dhe pretendon se edhe vendi i ti është në rrezik nga Ukraina që normalishz nuk është e vërtet.
Lukashenko gjindet mes dy zjarreve , tani është nën presionin e Putinit i cili i kërkon ati që të hyn në luftë më Ukrainën , të okupon nje pjes të saj me qëllim që të shpartallon Ushtrin e Ukraines , te zgjeron zjarrin e visë luftarake që të veshterson Ushtrin e Ukraines të zhvillon luftimet në pjesët e okupuara nga Rusia
Në anën tjetër Lukashenko e din shum mirë se nuk e ka ushtrin e forte që të hyn në luftë me Ukrsinën për hatër të Putinit aq më shumë kur e din që ashtu kështu pozita e ti është e luhatshme në Belorusi qe dy vite që kur është kontestuar fitorja e tij nga opozita.
Populli i Belorusisë jan shum aktiv dhe të zëshëm kundër invazionit Rus në Ukrainë prandaj gjdo lloj lëvizje e Ushtris së Belorusisë në Ukrainë do të jet humbje e madhe për Lukashenkon në politikë dhe ushtri.
Tani mbetet të shihet se a do të vepron me urdhëra dhe presion të Putinit , apo do të jet vigjilet dhe ta ruan pozitën e ti dhe mos të koritet me humbje ushtarake dhe politike nëse sulmon Ukrainen .
Putini me këto bombardime si hakmarrje tani në Rusi ka përfituar në ngrutjen e autoritetit të tij politik dhe të fuqisë ushtarake , prandaj besoj se me këtë shembul mundohet me e bindë dhe me i garantue Lukashenkos se do të del fitues politikishtë dhe ushtarakisht , dhe do ta përfircon pozitën e tij në Bjelorusi nëse sulmon Ukrainen .
Tani mbetet të shohim se qka Lukashenko do të vendos!