putini shpall armepushim te perkohshem me ukrainen 69d819816307e

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

April 9, 2026
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve.



Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill deri në fund të 12 prillit 2026. Vendimi është marrë nga Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Kremlini theksoi se pret që pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke miratuar një armëpushim të ngjashëm gjatë kësaj periudhe festive.

Në deklaratë bëhet e ditur se forcat ruse janë urdhëruar të ndërpresin operacionet në të gjitha frontet, ndërsa do të mbeten në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo veprimi apo provokimi të mundshëm gjatë kohës së armëpushimit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bomba e karamucos serbet donin te helmonin ambasadorin tone ne shkup brenda ne ambasaden izraelite 69d8084e998a7
Lajmi i mëparshëm

BOMBA e Karamuços: Serbët donin të helmonin ambasadorin tonë në Shkup, brenda në ambasadën izraelite

haziri zbulon se ldk ka kandidat per president nese arrihet marreveshje me lvv ne 69d81a780099f
Lajmi i radhës

Haziri zbulon se LDK ka kandidat për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Të fundit nga

ShkoLartë