Putini pretendon se Ukraina po përgatit “incident bërthamor”

October 27, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i vazhdoi akuzat ndaj Ukrainës për një përdorim të mundshëm të “bombës së pistë”.

Ai tha të enjten para mediave në Moskë, se Kievi zyrtar po bëhet gati për një “incident bërthamor”, që më pas sipas tij, të fajësohet Rusia.

Putini shtoi se Ukraina po synon një fazë të re të luftës dhe sanksione të reja nga vendet perëndimore për Rusinë.

Lideri rus akuzoi zyrtarët ukrainas edhe për shkatërrimin e objekteve të furnizimit me energji, me idenë që fajin t’ia hedhin Rusisë.

Rusia ditëve të fundit ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës përmes dronëve kamikazë, prodhim të Iranit.

Putini në këtë konferencë ftoi NATO-n për “paqe e jo për armiqësi”, duke u shprehur se dialogu është hap për unitet.

Ai u shpreh tutje se Rusia është shteti i vetëm “që ia garanton Ukrainën sovranitetin dhe integritetin e shtetit, që krijoi Ukrainën e sotme”. /Koha.net/

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kasami ndërpret bashkëpunimin me “Kultural Space”

Story i radhës

Të gjithë e keni këtë bimë në shtëpinë tuaj, por nuk e dini se ul stresin dhe ul presionin!

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë