Putini po e shpërbën Federatën Ruse

March 2, 2022
1 minut lexim

Invazioni i Rusisë, në Ukrainë, është vazhdimësi e projektit të parë. Do ta quajmë si projekti i dytë i SHBA-së. I pari projekt ishte, ai i Ronald Reganit, i cili i manifestua me shpërbërjen parciale të BRSS-së.

Projekti i tanishëm të cilin e ndoqën opinioni botëror, në krahasim me projektin e parë, i cili ishte gjysmë sekret.

Në këtë projekt shpërbërës të federatës Ruse, participin edhe Kina. Kina fshehurazi ka përgatitur plan të përbashkët me SHBA-në. Kina ka dorë, sepse Kina, kufizohet me Rusinë e fuqishme e cila e frikëson Kinën, po ashtu Kina pas shpërbërjes së federatës Ruse, do të marr Siberinë, sepse ka nevojë për territor, për ta zbutur ekspansionin demografik , dhe marrjen në shfrytëzim, të pasurive natyrore të Siberisë.

Kina e nxite Putinin duke e inkurajuar me mbështetje, për invazim ushtarak në Ukrainë, gjoja si aleat, që ta mashtroje në aventurat ushtarake ndaj Ukrainës. Konspiracionet vlerësojnë se ky nuk është Putini origjinal, ndoshta e kanë dresuar një Putin hibrid, kundër Rusisë.

Epilogu i invazionit ushtarak i Putinit, do të realizohet me shpërbërjen e plotë të federatës Ruse. Antagonizmat e pakënaqësive të republikave Ruse që nga nesër do shprehen vrullshëm, duke ia kthyer shpinën Putinit, dhe duke shpallur mëvetsim nga Moska. Me qëllim, që shfajësohen për t’iu shmangur dëmshpërblimit financiar, si reperacion luftarak invazues, që do t’i obligojë gjyqi botëror, ose i Hagut për t`i mbuluar humbjet materiale, si reparacion luftarak.

Qytetet, pronësitë individuale, të dëmtuara si dhe shkatërrimin urbanistik, dhe viktimave të civilëve në Ukrainë. Me humbjen e Rusisë, do të depolarizohet bota, nga njëra superfuqi ushtarake, do të jetë shqetësim i arsyeshëm për qetësinë botërore, a do të ngelë vetëm SHBA-të, super fuqi, apo do lindin superfuqi të reja, që të ekuilibrohet dy polariteti botëror nga aspekti ushtarak. Do të ngelë temë e hapur për të menduar, për balancën botërore. (Tema nga konspiracionet.)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmohet fizikisht një banor nga Llomnica e Gostivarit

Story i radhës

Gjermania: Marrëveshja e re bërthamore nuk mund të vonohet më shumë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë