Putini i në vështirësi. U detyrua tia dorëzoi edhe qytetin e aneksuar strategjik Cherson Ukrainës. Aparati propagandistik i tij ndodhet në kaos. Si t´i arsyetoi humbjet e një pas njëshme.
Duke e parë veten se në ç ‘gjendje ka rënë, rastësisht e kishte dëgjuar deklaratën e Molliqajt, mbi Veriun e Kosovës. Kishte mbetur i befasuar. Pa humbur kohë kishte urdhëruar që Molliqajt t´i bënin ofertë, jo më pak se këshilltar personal i Putinit.
Putini nën prizmin e tij gjithmonë i kishte Baton Haxhiun, Milaim Zekën, Buzhalën e disa të tjerë, po kur e kishte lexuar deklaratën e Molliqajt, pa menduar fare në të tjerët, kishte vendosur: njerëz të tillë si Molliqaj më duhen.
Derisa tërë perëndimin, EU dhe SHBA i kam kundër, personat si Molliqaj do më nxjerrin nga kjo gjendje. Mua nuk më duhet vetëm aparat shtetëror siç janë Mediat, televizionet, radiot dhe moderatorët që iu kundërvihen sulmeve të perëndimit, po më duhen edhe njerëz të tillë me zemër luani siç u tregua Molliqaj.
Unë e kam Lawrovin i cili tërë botën e sillte në gisht, po i gjori është matufosur. Unë e dërgova në Samitin G7 në Bali dhe mediat perëndimore qëllimisht alarmuan me përqeshje, Lawrov posa ka arritur në aeroport është transferuar drejt e në klinikë, me probleme kardiologjike.
Për t´i demaskuar mediat Lawrov pa humbur kohë ishte lajmëruar nga hoteli, ashtu siç kishte qenë, pa u kujtuar fare se ndodhej në pizhame, ku e tërë bota qeshte me matufosjen e tij.
Prandaj pse mos të mendoj që Molliqajt t´i ofroi një post të tillë. Nuk kërkohet mençuri shumë e lartë aty, kryesore duhet të jesh ledhpërak, ashtu siç ishte dikur Lawrov. Të dish të dredhësh dhe të zhdredhësh, kjo kërkohet në profesionin e tij.
Apo siç tha Daçiq këto ditë: nëse SHBA nuk e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në OKB, atëherë edhe Serbia do t´i vente sanksione Rusisë. Pra ledhpëria kërkohet, të tjerat rrjedhin vetë.
Përpos Molliqajt kam vendosur që edhe hoxhë Shefqet Krasniqin ta ftoj dhe t´ia ofroi titullin Gjeneral armate, ashtu sikurse e kam hoxhë Kadirovin.
Unë i kam studiuar idetë e Shefqet Krasniqit dhe komunikimin e tij me publikun. Konsideroj se është shumë i aftë dhe e di se çfarë kërkon. Po ashtu ka qenë edhe luftëtarë i luftës, prandaj duke i parë shkathtësitë e tij më duket që Kadirovi ka nevojë për një përkrahës të tillë, në shfarosjen e ukrainasve.
Po ashtu jam i informuar se Shefqet Krasniqi është mjeshtër në organizimin Bunga – Bunga, por i premtoi se i tillë është edhe Kadirov.
Së pari kërkoj dhe pres prej të dyve rezultate në luftë, kurse për Bunga – Bunga është çështje e tyre private.
Shpresoj që me këto dy kuadro të reja, do të arrij që të bëjë kthesë në luftë, duke e detyruar Ukrainën që të dorëzohet.
Nëse Molliqaj dhe Bunga – Bunga Shefqet Krasniqi ma shpëtojnë fytyrën, me ta planifikoi të nisem edhe drejt Berlinit./Mars – Rover (Satirë)