Putini: Një ditë, mund të na duhet të bëjmë ujdi me Ukrainën, por partnerët na mashtruan

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia ka të ngjarë që duhet të arrijë marrëveshje në lidhje me Ukrainën në të ardhmen, por ndjehet e tradhtuar nga prishja e marrëveshjeve të Minskut.

Putin tha se Gjermania dhe Franca – të cilat ndërmjetësuan marrëveshjet e armëpushimit në Minsk midis Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në vitin 2014 dhe 2015 – kishin tradhtuar Rusinë dhe tani po e furnizojnë Ukrainën me armë, shkruan Reuters.

Në një intervistë të botuar në revistën gjermane Zeit të mërkurën, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshjet e Minskut kishin qenë një përpjekje për t’i “dhënë Ukrainës kohë” për të ndërtuar mbrojtjen e saj.

Duke folur të premten në një konferencë shtypi në Kirgistan, Putin tha se është “i zhgënjyer” nga komentet e Merkelit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozja kroate ironizon Brazilin me lëvizjet s*eksi: Bëje kërcimin tënd rrugës për në shtëpi!

Story i radhës

Si është të jesh prind me ADHD?

Të fundit nga