Si është të jesh prind me ADHD?

Si fillim: Çfarë është ADHD?!

Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv (ADHD) është një çrregullim i shëndetit mendor që mund të shkaktojë nivele mbinormale të sjelljeve hiperaktive dhe impulsive. Njerëzit me ADHD gjithashtu mund të kenë probleme të përqendrojnë vëmendjen në një detyrë të vetme ose të qëndrojnë ulur për periudha të gjata kohore. Të rriturit dhe fëmijët mund të kenë ADHD.

Shenjat e ADHD

Një gamë e gjerë sjelljesh lidhen me ADHD. Disa nga ato më të zakonshmet përfshijnë:

– probleme me përqendrimin ose përqendrimin në detyra
– harresa në kryerjen e detyrave
– shpërqendrim
– ndërprerje të njerëzve kur flasin
– vështirësi për të qëndruar për shumë gjatë në të njëjtin vend

Si është të jesh një prind me ADHD?

1. Prindërit që vuajnë nga ADHD ndjejnë se duhet të punojnë shumë fort për të mbajtur gjërat e tyre të organizuara

Për ta, organizimi, planifikimi, fokusimi dhe prioritetet janë sfidë më vete. Të rriturit me ADHD që janë prindër ndjejnë çdo ditë nevojën për të planifikuar, organizuar apo për të gjetur zgjidhje në sekondë të ndonjë problemi të caktuar. Ndjejnë se duhet të punojnë 10 herë më shumë për t’i bërë gjërat të funksionojnë në familje. Madje mendojnë shpesh here se nuk janë në gjendje t’i mësojnë fëmijëve të tyre aftësi organizative apo një mësim të ri.

2. Mund të kenë probleme me menaxhimin e emocioneve

Një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet një prind me ADHD është rregullimi i emocioneve. Ata jo gjithmonë i shohin gjërat qartë, qielli është me re dhe ndodh të “mbyten” në një problem vetëm nga mbingarkesa e trurit të tyre me emocione edhe të panevojshme. Kjo bëhet goxha sfiduese, për më tepër kur je prind dhe supozohet t’i orientojmë dhe përgatisim edhe fëmijët për menaxhimin e emocioneve të tyre.

Një prind me ADHD mund ta humbasë shumë shpejt qetësinë nëse fëmijët po kalojnë një situatë stresuese. 

3. Të gjitha këto i bëjnë të ndihen në faj dhe turp

Prindërit ndihen shumë në faj për mënyrën sesi ADHD e tyre ndikon tek fëmijët. Fakti që mund t’i çojnë vonë në shkollë, harrojnë një datë shumë të rëndësishme për ta apo thjesht mungesa e organizimit në ditën e tyre i bën të ndihen keq. Kanë momente të shtuara ku kritikojnë veten, apo e fajsojnë për mënyrën e prindërimit. 

4. ADHD rrit stresin dhe ndjesitë negative në familje

Prindërit që vuajnë nga ADHD kanë probleme me gjumin. Mund të zgjohen shpesh gjatë natës apo të kenë vështirësi me zgjimin në mëngjes. Vonesat, mungesa e organizimit dhe qasjet logjistike e vështirësojnë stilin e prindërimit dhe jetën në përgjithësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putini: Një ditë, mund të na duhet të bëjmë ujdi me Ukrainën, por partnerët na mashtruan

Story i radhës

Po mbyllet 100-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane për faqe të zezë

Të fundit nga