Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi kompanitë ruse të premten që të jenë gati për një embargo të naftës dhe paketë të reja sanksionesh të Bashkimit Evropian, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
“Siç e dini, Bashkimi Evropian prezantoi një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë me një embargo nafte. Kompanitë vendase duhet të jenë gati për këtë vendim. Ne folëm për perspektivat për kufizime të tilla në takimin e fundit për kompleksin e karburantit dhe energjisë,” tha ai në një takim me qeverinë, raporton CNN, përcjell “Bota sot”.
Në maj, Bashkimi Evropian ra dakord për një embargo mbi 90% të naftës që importon nga Rusia.
Putin tha gjithashtu se Perëndimi po përpiqet të detyrojë vendet e tjera të rrisin prodhimin e energjisë, por “tregu rus është i qëndrueshëm dhe nuk toleron bujë”.
“Që nga fillimi i vitit, niveli i prodhimit të naftës ka tejkaluar vitin e kaluar me 3.5%. Prodhimi i gazit për periudhën nga janari në maj është ulur, por vetëm pak – me vetëm 2%,”, tha presidenti rus.