Putin, thirrje për “rend të ri” botëror: Kemi hyrë në dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

1 minut lexim

Vladimir Putin ka shpërthyer këtë të enjte me deklarata të forta teksa është shprehur se dominimi i Perëndimit ka mbaruar, ndërsa bëri thirrje për një rend të ri botëror.

Lideri i Kremlinit akuzoi Perëndimin se ndezi konfliktin në Ukrainë dhe Tajvan, se ka krijuar një krizë globale energjetike dhe ka shkaktuar një krizë urie në botë.

Ai nuk u ndal këtu. Më tej, Putin paralajmëroi se bota ka hyrë në periudhën e saj më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të krijohet një rend i ri botëror, në të cilin, sipas tij, Rusia duhet të ketë vendin kryesor.

“Perëndimi nuk është më në gjendje t’i diktojë njerëzimit vullnetin e tij, por ende përpiqet ta bëjë atë, dhe shumica e kombeve nuk duan më ta tolerojnë atë. Në këtë lojë, Perëndimi synon dominimin e botës, por kjo është një lojë e rrezikshme, vdekjeprurëse dhe e pistë”, u shpreh Putin. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të gjithë e keni këtë bimë në shtëpinë tuaj, por nuk e dini se ul stresin dhe ul presionin!

Story i radhës

Snapchat lançon mjete të avancuara për editimin e videove

Të fundit nga