Putin sinjalizon pezullimin e marrëveshjes së drithërave

July 13, 2023
1 minut lexim

Rusia mund të pezullojë pjesëmarrjen e saj në Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi dhe të kthehet kur të zbatohet pjesa e marrëveshjes që ka të bëjë me interesin e saj, tha sot presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Ka pak kohë për të menduar se çfarë të bëjmë më pas, tha Putin për kanalin televiziv rus “Rossiya 24”.

Putin vuri në dukje se deri më tani asgjë nuk është zbatuar nga pjesa ruse e marrëveshjes, duke e quajtur situatën “lojë njëkahëshe”.

Udhëheqësi rus shtoi gjithashtu se OKB-ja po përpiqet sinqerisht të bëjë që vendet perëndimore të fillojnë të përmbushin kushtet e marrëveshjes së drithit.

Sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Putin tha se kjo përbën kërcënim për sigurinë e Rusisë.

“Në mënyrë të rreptë, arsyeja e operacionit special ushtarak, një nga arsyet është kërcënimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Jam i sigurt se kjo nuk do të rrisë sigurinë e vetë Ukrainës. Dhe në përgjithësi, kjo do ta bëjë botën shumë më të cenueshme dhe do të çojë në tensione shtesë në arenën ndërkombëtare”, tha Putin.

“Prandaj, nuk shoh asgjë të mirë në këtë”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se dërgesat e armëve me rreze të gjatë në Ukrainë “vetëm do ta përkeqësojnë situatën”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova U19, femrat mbyll aventurën në Kampionatin Ballkanik

Story i radhës

Taulant Balla emërohet Ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë