Putin refuzon ta takojë Zelenskyn – ja kur pritet të rifillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë sërish më 1 prill, ka thënë negociatori ukrainas David Arakhamia.

Në një postim të cituar nga Reuters, Arakhamia tha se Ukraina kishte propozuar që liderët e të dy vendeve të takoheshin, por Rusia refuzoi, duke thënë se duhej më shumë punë për një projekt-traktat, përcjell “Bota sot”.

Në bisedimet të martën, Arakhamia tha se ishte bërë përparim i mjaftueshëm për të lejuar një takim të ardhshëm midis Volodymyr Zelensky të Ukrainës dhe Vladimir Putin të Rusisë dhe se propozimet i ishin dërguar Rusisë.

Ndërsa zyrtarët ukrainas kanë thënë se kishte disa shenja optimizmi nga bisedimet e paqes, ata kanë thënë se janë duke pritur për të parë se çfarë do të nënkuptojnë pretendimet e Rusisë se planifikon të de-përshkallëzojë luftimet në terren.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cila është koha e duhur për t’u zgjuar nga gjumi dhe për të fjetur

Story i radhës

Horoskopi ditor, e enjte 31 mars 2022

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez