Horoskopi ditor, e enjte 31 mars 2022

Dashi

Mundësi të mira për të përmirësuar raportet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme në mbrëmje. Beqarët do jenë të arsyeshëm dhe do dinë çfarë zgjedhjesh të bëjnë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe.

Demi

Nga ana sentimentale jeni në qendër të vëmendjes së partnerit/es suaj dhe kjo ju pëlqen. Afërdita pozitive në shenjë ”gudulis” jo pak erosin tuaj. Beqarët duhet të tregohen të lirshëm në takime, pasi në të kundërt do humbasin mundësitë e mira. Financat do jenë të mira.

Binjakët

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, sidomos në raportet me partnerin/en. Beqarët do kenë plot takime romantike dhe dita e tyre do jetë me shumë fat. Në planin financiar do përballeni me shumë probleme.

Gaforrja

Shkrihen si bora në diell tensionet e këtyre ditëve të fundit. Ndërsa ndjenja dhe marrëveshja me personin që dashuroni është perfekte. Beqarët do dinë si të joshin dhe dop e bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do vazhdojnë të mbeten të ekuilibruara.

Luani

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm, por asgjë nga këto nuk do të arrijë të vërë në rrezik programet tuaja të ditës me partnerin/en. Beqarët do kenë plot takime, por asgjë më shumë për ndonjë lidhje. Buxhetin do e keni gjatë të gjithë kohës në kontroll.

Virgjëresha

Hëna tek Demi sponsorizon në një farë mënyre këtë ditë për ju të dashuruarit. Ecën për mrekulli lidhja juaj dashurore dhe një mbrëmje romantike do e plotësonte edhe më shumë atë. Beqarët do jenë end enë pritje të princit të tyre, por asnjë ndryshim. Mosmaneaxhimi i mirë i financave do ju kushtojë shtrenjtë.

Peshorja

Do të gjeni përgjigjet e disa pyetjeve për disa çështje që ju kanë shqetësuar gjatë kësaj kohe. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romantizëm dhe pasion. Beqarët duhet të presin kohën e duhur dhe nuk duhet të nxitohen për asgjë. Vështirësi në planin financiar.

Akrepi

Nga ana sentimentale një projekt që ju e keni shumë për zemër ndoshta ka nevojë për t’u modifikuar. Kujdes nga gënjeshtrat me partnerin/en. Beqarët shumë shpejt njohjet do t’i shndërrojnë në lidhje serioze. Financat do jenë mjaft delikate pasi nuk do tregoheni të matur me shpenzimet.

Shigjetari

Duhet të tregoheni shumë fleksibël në marrëdhënien tuaj në çift, diçka nuk do të shkojë ashtu siç doni ju, kështu do të detyroheni të modifikoni paksa planet tuaja. Beqarët do kenë një ditë të kënaqshme, ndërsa Marsi do ju krijojë mundësi për takime. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Bricjapi

Hëna është në dispozicion për ju të dashuruarit dhe dita bëhet menjëherë frenetike dhe e shndritshme. Do të keni një forcë shumë të madhe bindëse për atë që doni. Beqarët duhet të mendohen mirë sot para se të hedhin hapa, pasi mund të lëndohen. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Ujori

Mos kërkoni t’ua hidhni të tjerëve sidomos personit tuaj të zemrës, sepse edhe mashtrimet e vogla me qëllim të mirë mund të zbulohen menjëherë dhe pa pandehur. Beqarët do kenë plor takime dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Dielli që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, dhe kjo jep më tepër energji, ritëm, reflekse të shpejta dhe komunikim për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët nuk do pranojnë ftesat për takime duke humbur disa mundësi të mira. Në planin financiar do keni vështirësi të mëdha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin refuzon ta takojë Zelenskyn – ja kur pritet të rifillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi

Story i radhës

Këto janë 6 shenjat që tregojnë se një mashkull është i pasigurtë, si dhe dëmi që ato sjellin

Të fundit nga