Putin propozon krijimin e një qendre furnizimi gazi në Turqi

min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin i tha të enjten homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan se Turqia ishte rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe propozoi ndërtimin e një të qendre furnizimi atje, siç e quajti ai.

Propozimi vjen në një kohë kur Rusia po përpiqet të ruajë ndikimin e saj energjetik në Evropë ndërsa ndryshon rrugët e furnizimit nga deti Baltik për gazsjellësit Nord Stream, të dëmtuara nga shpërthimet e muajit të kaluar që janë ende nën hetim.

“Kjo qendër, të cilën natyrisht ne mund ta ndërtojmë së bashku, do të ishte një platformë jo vetëm për furnizime, por edhe për përcaktimin e çmimit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme – çështja e çmimeve,” i tha presidenti Putin homologut të tij Erdogan, në një takim në Kazakistan.

“Sot, këto çmime janë shumë të larta; ne mund t’i rregullojmë lehtësisht [ato] në një nivel normal tregu, pa asnjë ngjyrim politik”, tha ai.

Zoti Putin e përmendi fillimisht të mërkurën idenë që Rusia mund të krijojë një qendër kryesore gazi në Turqi duke ridrejtuar furnizimet e destinuara për gazsjellësit e dëmtuar nënujorë Nord Stream. Autoritetet suedeze dhe daneze po i hetojnë shpërthimet si akte sabotimi, por ende nuk kanë thënë se kush besojnë se ishte përgjegjës.

Në daljen para kamerave të dy udhëheqësve, zoti Erdogan nuk komentoi mbi idenë e qendrës së gazit.

Presidenti turk ka propozuar të ndërmjetësojë mes Moskës dhe Kievit që kur zoti Putini filloi agresionin në Ukrainë më 24 shkurt. Ai realizoi një arritje të rrallë diplomatike kur së bashku me Kombet e Bashkuara, ndërmjetësoi një marrëveshje në korrik që lejonte rifillimin e eksportit të drithit ukrainas nga portet e Detit të Zi që Rusia e kishte bllokuar.

Zoti Putin tha në takimin e së enjtes se sasia e grurit që po shkonte në vendet e varfra nuk ishte e mjaftueshme. Rusia thotë gjithashtu se eksportet e saj të drithërave dhe plehrave, megjithëse nuk janë goditur drejtpërdrejt nga sanksionet perëndimore, po pengohen nga problemet me qasjen në portet e huaja dhe vështirësitë për të gjetur sigurime.

“Ne jemi të vendosur të forcojmë dhe vazhdojmë eksportet e grurit sipas marrëveshjes së Stambollit dhe transferimin e drithit dhe plehrave ruse në vendet më pak të zhvilluara nëpërmjet Turqisë”, i tha presidenti turk Erdogan homologut të tij rus.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Asamblea e Këshillit të Europës nuk bëhet pjesë e manipulative politike të Edi Ramës

Story i radhës

Ky është gabimi më i madh që bëjnë amvisat pasi lajnë rrobat në lavatriçe

Të fundit nga