Putin nuk është Hitleri, por po mundohet ta kopjojë Hitlerin?!

February 23, 2022
min lexim

Jemi në rrethanat ndërkombëtare të një krize të rëndë dhe të një konflikti të armatosur midis Rusisë dhe Ukrainës, kur presidenti rus Putin urdhëroi në 21 shkurt pushtimin e dy krahinave lindore të Ukrainës dhe shpalli njohjen e dy krahinave separatiste si shtete të pavarura

Që kaherë Rusia po mundohet përmes Serbisë, t’i fus ”hundët” në Ballkan, shënjestra, Kosova?!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nuk do ta braktisin idenë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përkundër refuzimit nga Qeveria e Kosovës dhe partive politike në vend.

Por, tani shqiptarët edhe si komb, kanë zgjedhur rrugën e duhur kah do orientohen, tani edhe botërisht dihet! Kosova si shtet i shpallur 17 shkurt 2008, ka tani kushtetutën e saj e njohur mbi 100 shtete dhe ka aleatin e sigurt, Amerikën, aleatet e saj, KFOR-in, NATO-n, etj…

Rusia po mundohet nëpërmes Serbisë, t’i fus ”hundët”, në Ballkan, shënjestra, Kosova?! Por, tani shqiptarët edhe si komb, kanë zgjedhur rrugën e duhur kah do orientohen, tani edhe botërisht dihet! Kosova si shtet i shpallur 17 shkurt 2008, ka tani kushtetutën e saj e njohur mbi 100 shtete dhe ka aleatin e sigurt, Amerikën, aleatet e saj, KFOR-in, NATO-n, etj…

Tensionet e Serbisë dhe Rusisë ndaj kombit shqiptar…

Një zyrtar i lartë i qeverisë serbe ka paralajmëruar se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Ballkan nëse Shqipëria përpiqet të krijojë një bashkim me Kosovën, duke i kërkuar Perëndimit që të denoncojë planin.

Ky medium ka përmendur edhe deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës “do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar”, dhe i bëri thirrje BE-së të reagojë.

Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarë,rrezikohet siguria kombëtare serbe

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar se Serbia me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë.

Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, “e jo të bëjnë thirrje pëvuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t’i kapërcenim”.

Serbia e Putini mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda nate”!

Mendimi I disa intelektualëve serb,se lideri Lideri rus, Vladimir Putini mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditëse vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shkëmbin stabilitetin botëror. Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.

Uniteti i shqiptareve, goditje e fortë për Serbinë dhe Rusinë

Një unitet që ndodhi në mes nesh në vitet e 90-98, deri në fillim e luftës së UÇK-së, ishim; gjithë për një, dhe një për gjithë, punët na ecnin për së mbari.

Po kush do të na dhurojë këtë unitet kur ne nuk po mundemi të bëjmë vetë?! Kur e kishim këtë unitet, punët na ecnin më mirë. Uniteti ynë gjithmonë ka qenë goditje e fortë për Serbinë. Në të gjitha luftërat kemi pasur një unitet, por herë-herë i brisht siç jemi tani në politikë, që plasi sherri në mesë pozitës e opozitës mu në momentet më të papërshtatshme për Republikën e Kosovës.

Sa më shumë ne po flasim, shkruajmë e debatojmë për këto tema, për bashkimin kombëtar, po më duket se po afrohet dita e të gjitha trojeve etnike shqiptare, e një Shqipëri natyrale. Pa marrë parasysh bartësit dhe mënyrën (zyrtare apo spontane qytetare) të organizimit të tyre, në esencë, të gjitha ato si kujtesë, fuqishëm do ta reflektojnë porosinë e synimit tonë kolektiv të bashkimit të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të përbashkët unik të quajtur Shqipëri. (Shqipëri, Kosovë, Iliridë) Sepse, vetëdijesimi evolutiv i masave tona në këtë drejtim, tashmë me të madhe ka filluar të ngjaj, dhe, se, preteksti i shënimit të festave jubilare.

Në të gjitha treva nga jetojnë shqiptarët nuk po munden të rehatohen ne politik, si në Shqipëri, Kosovë, Lugina e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e kështu me radhë. Kjo është arsyeja se me ne diç nuk është në rregull dhe jemi këtu ku jemi me këtë gjendje jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptaret.

Pra, jemi një komb, dhe s’ka si të quhemi ndryshe. Më duket se këto modele që ne po analizojmë, shkruajmë dhe publikojmë, duhet me shkrime tona të kontribuojmë për të mirën e kombit tonë, e jo për ta ndezur gacën dhe të krijojmë konfuzione në popull e pastaj që të mos të na krijohet mundësia për ta fikur flakën.

Qytetarët mbarë shqiptarë, me të përcaktuarit në Ballkan, dhe ndoshta në gjithë botën, në favor të Aleancës Euroatlantike, janë realisht shumë të shqetësuar rreth tensioneve (që më së paku janë të nevojshme te ne), të krijuar midis politikës kombëtare apo mbarë-shqiptare, e që dita-ditës po vlerësohet negativisht nga të tjerët dhe dita-ditës jemi duke humbur imazhin politik mbarë-shqiptar, me rastin e kësaj teme që në këtë shekull ende nuk po mundemi të pajtohemi se nuk po e njihemi identitetin tonë, bile edhe më keq identitetin kombëtar sepse ndryshe sipas do analistëve e besa edhe politikaneve tanë po i shqetësojmë serbet, me e përmend kombin se ndoshta mos po na hidhërohen.të respektohet Kushtetua e Kosovës dhe legjislacioni në fuqi.Të gjithë jemi në dijeni që Serbia ka pretendime për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë sepse ajo perëndime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Serbisë nuk i bëhet vonë për të drejtat e qytetarëve”.

Kosova nuk duhet t’i frikësohet ngjarjeve që po ndodhin në me Rusisë dhe Ukrainës

Po qe se Rusia e detyron Vuçiqin që të okupoj Veriun e Mitrovicës,apo të futet në territorin e Kosovës,për të votuar në komunat e serbeve,etj kjo nuk do të ndodhë sepse NATO,KFOR, i kemi prezent dhe janë këtu për siguri,dhe patjetër duhet të intervenojnë,dhe kjo nuk do të ndodhë.

Kjo do thotë se Kosova fatbardhsisht është Shteti më i mirë dhe më i pastur nga mentaliteti dhe kultura, që nuk është Shtet agresor,nuk ka inicionuar asnëherë luftra,dhe asnjë herë nuk e kanë lakmuar tokat e dikujt tjetër,por kurrë e kurrës, nuk do cungojë token e saj-territorin,dhe kufijtë e saj do jenë të edhe ku janë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

100 ditët e qeverisjes, ja çka thotë Bilall Kasami

Story i radhës

”Rusia do gjunjëzohet”, SHBA nis Apache e F35 drejt Baltikut, Biden “shpalos” sanksionet

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë