Putin nuk dorëzohet: Rusia do t’i drejtojë eksportet drejt vendeve që kanë nevojë për to

April 13, 2022
1 minut lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia mund t’i ridrejtojë lehtësisht eksportet e burimeve të saj të mëdha energjetike larg Perëndimit drejt vendeve që kanë nevojë për to, raporton Reuters, transmeton Bota sot.

Duke folur në një takim me zyrtarë për të diskutuar zhvillimin në Arktikun rus, Putin tha se konsumi i brendshëm i naftës, gazit dhe qymyrit gjithashtu mund të rritet.

Ai gjithashtu akuzoi “vendet jomiqësore” për shkatërrimin e zinxhirëve të furnizimit në rajonet e Arktikut të Rusisë dhe tha se disa vende nuk po përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale, të cilat ai tha se i kishin krijuar probleme Rusisë.

Prej që ka filluar lufta Rusia ka qenë nën sanksione të vazhdueshme nga shumë shtete të botës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Te Red Bull duken të dorëzuar…

Story i radhës

Janë gjetur armë dhe municione gjatë kontrollit në Lubanci të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë