putin njohu pavaresine e rajoneve separatiste meta e denoj vendimin e rusise 621401aa42295

Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste, Meta: E dënoj vendimin e Rusisë!

February 21, 2022
1 minut lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore, Donetskut dhe Luanskut.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit thotë se e dënon vendimin e Rusisë. Sipas tij, ky akt unilateral është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjes së Minskut.

Sipas Metës, ky vendim minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Postimi i Ilir Metës:

Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.  Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

deshton edin dzeko 621401a7dc010
Story i mëparshëm

Dështon Edin Dzeko

grabitjet ne kryeqytet policia shton operacionet 621407b71903f
Story i radhës

Grabitjet në kryeqytet, policia shton operacionet

Të fundit nga

ShkoLartë